Përgjimi i bisedave në “Sky” dhe Enchro chat” ka hedhur dritë mbi një vrasje dhe tri tentativa për vrasje, ngjarje që lidhen me arrestimet e kryera me kërkesë të SPAK të enjten.

Në pranga ranë ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasanbega, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe disa të tjerë.

Komunikimi i përgjuar zbardhi rolin e Ervis Martinajt dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka në porositjen e vrasjes së Gjin Ndojit për 110 mijë euro.

Shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, kishte komunikim me Ervis Martinajn, të cilin e informonte për operacionet, ndërsa prokurori Xhevahir Lita mbyllte dosjet.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar se Martinaj pagoi 110 mijë euro për vrasjen e Ndojit, ndërsa Gjoka pajtoi Behar Bajrin në Shkodër për ta ekzekutuar. Pas ekzekutimit, Bajri dhe ndihmësi i tij, Denis Brajovic i shkuan viktimës në varrim.

Paraja nuk ishte i vetmi shpërblim për ekzekutimin e rivalëve. Hetimet kanë nxjerrë në dritë një bashkëpunim të tipit “vras për ty – vrit për mua”. Ervis Martinaj rezulton se kishte marrë përsipër kryerjen e një vrasjeje në Tiranë për llogari të Bajrajve, një “borxh” që do të lahej me një vrasje të kryer nga Bajrajt për llogari të Martinajt.

Lexo po ashtu:  17 mijë turistë të huaj anuluan fluturimet

SPAK ka ngritur gjithsej 12 akuza, që nisin nga vrasja deri te grupi i strukturuar kriminal.

Ngjarjet e zbardhura

Vrasja e Gjin Ndojit, në Shkodër në gusht 2020.

-Vrasja e mbetur në tentativë ndaj Taulant Pepaj, në Shkodër në shkurt 2021

-Sigurimi i kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut, shtator 2020.

-Sigurimi i kushteve për vrasjen e Dorjan Dhuli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit, në 2020.

Të arrestuar

Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Oltion Bistri, Xhevahir Lita.

Të shpallur në kërkim

Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj, Elion Hato.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *