Ilir Muharremi

Kaltërsia e qiellit bëhej verbuese dhe përvëluese. Dielli ishte ngjitur sipër dukej si një copë diamanti që shkëlqen.  Matanë horizontit pikturohet një figurë me sy të butë, është plot mirësjellje, dëgjohet një zë melankolik dhe frymëmarrje e rënduar.

Vdekja ankuese, tu afrua me hap hajduti, erdhi si pronare, por prapë mik i dashur je pronar i vetes tënde sepse e shohë fytyrën tënde atje matanë këtij horizonti .

Trupi pozon  i mbuluar me këto copa druri që ta ndalin frymëmarrjen. Vdekja është e lirë, është qëllim, por jo të gjithë e duam, ajo na do neve në realitetin e vet. Trupi yt sot pranon kurora lulesh të cilët më pas do të thahen në altarin e jetës. Tashmë sheh veten, duke hedh hapa drojshëm, nga kjo dërrasë e cila më vonë do kalbet, dëgjon pëshpërimin e zemrës që gatitej për horizontin e ri, e trupi po shndërrohet në ajër. Nga ky ajër raporti yt është i ndërjselltë me ne materie të vdekura, ose kufoma të gjalla që picërrimi i dritës tënde futet në porret tona. Shpirti e ndjen raportin tënd, por nuk e besojmë. Besojmë vetëm kur vdesim vet, mungesë argumenti mbi të vërtetën të cilës drita i bën ballë dhe shpall protagonistin.

Lexo po ashtu:  Ky është Horoskopi yt për sot, 13 shkurt 2022

Vdekja është më reale se jeta. Të vdesësh sot, nesër, pasnesër, pas një viti, e njëjta gjë është. Ndjehu i lirë sepse tashmë portat e triumfit të shpirtit u hapen dhe u krijua një vend ndoshta i ri ose ndoshta përsëritje shekujsh.

Personazeht e dramave, qëndisje e thellë filozofike, nuanca absurde, drejt një fundi pa fund, pa fillim, ndodhi, shkëputje, tension dhe tension. Personazhet u ringjallen nga dramat, të shikojnë, hedhin valle, prekin fytyrën tënde, disa të tërheqin, të zgjohesh nga ajo dërrasë monotone e cila zëvedëson shtratin tënd. Shijes i humb kuptimi, ngjyrat fitojnë tone  çudake, personazhet vërtiten rreth teje, kërkojnë replikën, koncetin regjisorial, presin këshillën, disa presin rendin t’i vije ta thonë tekstin, disa kërcejnë, vallëzojnë, këndojnë sepse festojnë përjetësinë. Vijat regjisoriale kalojnë në pronësinë  e personazheve të dramave, dikund në tekst shkruan “Pauzë”, vetat stepen, presin ta vazhdojnë dialogun, dialogu fillon nga pyetje të shkurtëra, pa përgjigje, tashmë përgjigjet heshtin. Matanë personazheve qëndrojnë predikuesit e vdekjes së shpejtë. Ata thiren si stuhitë e së drejtës, shkundësitë e drejtë të pemës së jetës, ata u krijuan dhe u thirrën nga vet njerëzit, të cilët krijojnë vetëm gjëra tokësore. Personazhet vazhdojnë tekstin, dialog, dialog, pauzë, replika. Kaltërisa e qiellit vazhdon të jetë shumë përvëluese.

Lexo po ashtu:  Letra e Abraham Lincoln për mësuesin e djalit të tij - "Ai është fëmijë i vogël dhe i mirë. Dhe është biri im”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *