Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas vendimit të ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për refuzimin e ankesës së Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat, më 28 korrik.

Zogiani përmes një postimi në Facebook kishte një sqarim për opinionin, derisa tha se ‘gabimi’ në formular i Klanit po tentohet të shitet si aksidental.

“Nuk është aksidental, por është me qëllime përfitimi, sepse duke u regjistruar kështu (në kohën e patriotave), kjo kompani/korporatë ka përfituar paketa televizive, sidomos të drejtat e transmetimit të ngjarjeve sportive, duke konsideruar Kosovën si pjesë të Serbisë”, shkroi ndër të tjera ai.

Po më duket që ka nevojë për sqarim. Po provohet të shitet si aksidental ky formulari “gabim” i Klanit.

Nuk është aksidental, por është me qëllime përfitimi, sepse duke u regjistruar kështu (në kohën e patriotave), kjo kompani/korporatë ka përfituar paketa televizive, sidomos të drejtat e transmetimit të ngjarjeve sportive, duke konsideruar Kosovën si pjesë të Serbisë!

Lexo po ashtu:  Gjykata speciale e vërteton se po kryen bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit dhe lokacione tjera

Pra, formulari s’ka qenë gabim, por ka qenë rrugë që ky entitet biznesi të përfitojë financiarisht duke marrur produkte të shitura për “territorin e Serbisë”. A po solidarizoheni hala?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *