Mehmet Ali Pasha lindi në një familje shqiptare në Kavala gjatë sundimit të perandorisë Osmane në Ballkan, më 4 mars 1769.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Për 43 vite ai ishte njeriu që qeveriste Egjiptin, nga 1805 deri më 1848. Gjatë qeverisjes së tij në Egjipt si i dërguari special nga Perandoria Osmane, ai e shtriu influencën e tij nga Egjipti i Sipërm deri në disa pjesë të Arabisë. Modernizimi që ai solli me influencën e tij politike në ushtri, ekonomi dhe në kulturë, mbahen edhe në ditët e sotme si disa prej lëvizjeve më brilante në sferën e liderve të mëdhenj të historisë.
Më vonë Ali Pasha do të rebelohej edhe kundër Perandorisë Osmane duke kërkuar pavarësinë e Egjiptit dhe Azisë Perëndimore, kjo solli një sërë konfliktesh dhe betejash midis Ali Pashait dhe Perandorisë Osmane, por me ndërhyrjen e europianëve, kryesisht Rusisë, Ali Pashai bëri një hap pas duke pranuar një pakt paqeje më 1840 duke reduktuar ushtrinë e tij për të mos qenë më rrezik për europën dhe Perandorinë Osmane por duke shijuar pushtetin e plotë në Egjipt dhe Sudan edhe për brezat që do ti vinin pas.

Mehmet Ali Pasha vdiq më 2 gusht 1849.




