Babai i Nënës Terezë (Agnes Goxhe Bojaxhiut), Nikollë Bojaxhiu, dyshohet se ishte helmuar nga Qeveria e Serbisë, gjatë vizitës në Beograd, më 1919.
Mjekët që e trajtuan atë në Shkup, menjëherë pas kthimit nga Beogradi, nuk kishin asnjë shpjegim shkencor për sëmundjen e tij krejt të papritur.
Dyshohet se Nikollë Bojaxhiu u helmua për shkak të veprimtarisë së tij politike. Ai angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, e cila sapo ishte shpallur e pavarur.
Kështu thuhet në biografinë e autorizuar të Shën Terezës.
Ja një fragment i biografisë që flet pikërisht për helmimin e Nikollë Bijaxhiut, përkthyer nga gjuha gjermane.Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress“Me 28 nëntor 1912 në shtëpinë Bojaxhiu u festua Deklarata e Pavarësisë me një gosti të madhe dhe kremtim të bujshëm. Nikolla nga natyra ishte një mikpritës: Dera e shtëpisë së tij ishte e hapur për të gjithë, që nga të varfëritë e Shkupit, deri te argjipeshkvi që banonte aty.Në këtë natë të veçantë shtëpia tij ishte e mbushur me patriot shqiptarë, të cilët deri në të gdhirë diskutonin dhe këndonin të përcjellë me mandolinë. Mikpritësi nuk fshihte qëndrimin e tij për çështjen kombëtare të Shqipërisë.Po ky angazhim e futi atë në një Lëvizje që ishte themeluar pas Luftës së Parë Botërore dhe kishte për qëllim t’i bashkëngjisë Shqipërisë së Madhe provincën e Kosovës, e cila ishte e banuar kryesisht me shqiptarë.Për këtë arsye Nikollë Bojaxhiu në vitin 1919 shkoi një herë për një takim politik në Beograd.Ai kishte braktisur shtëpinë me shëndet shumë të mirë dhe i shoqëruar nga një këshilltar bashkiak.Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPressKur u kthye prapa, me pajton, i shoqëruar nga konsulli italian, qe sëmurë për vdekje. Ai kishte gjakderdhje të madhe dhe menjëherë u dërgua në spital, ku edhe operacioni i domosdoshëm nuk arriti të përmirësojë gjendjen.Nikollë Bojaxhiu kishte 45 vjet kur vdiq. Akoma është sekrete prapavija e vdekjes së tij, mirëpo pat anëtarë të familjes si dhe mjekë, që qenë të sigurt se atë (Nikollë Bojaxhiun ) e kishin helmuar.“ /MekuliPress.com/ Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress