KosovaNews në dy muajt e fundit ka publikuar një seri shkrimesh ekskluzive të cilat tronditen jo vetëm opinionin publik, por edhe institucionet e Kosovës. Përmes këtyre hulumtimeve u shpërfaqën të dokumentuara maskarallëqet që kanë bërë vëllezërit Blerim dhe Shkëlqim Devolli me bizneset e tyre në Kosovë.

Sipas hulumtimit të mediumit tonë, pronësitë e bizneseve kryesore të Devollëve janë të regjistruara me pasaporta të Serbisë kryesisht në emër të familjarëve të tyre dhe personave të afërm me adresa si: “Peç Srbija”, “Djakovica, Srbija” etj, dokumente këto që më parë ishin pranuar edhe nga Institucionet e Kosovës, duke shkelur kështu rëndë Kushtetutën dhe Integritetin Territorial të Republikës së Kosovës.

Por, janë edhe së paku dy kompani të tyre – Ventius dhe EuroLab (homologimi) të cilat që nga fillimi kanë qenë të regjistruara si “Peç, Kosovo”, fakt që e hedhë në ujë pretendimin e tyre se “faji është tek “ARBK e Maqedonisë”, sepse nuk e ka Kosovën në sistem”.

Pak ditë pas publikimit të këtyre hulumtimeve institucioneve e Kosovës reaguan duke ndërmarrë veprime konkrete, fillimisht ndaj kompanisë Klan Kosova Sh.P.K pastaj edhe ndaj Art Motion Shpk., duke ua pezulluar certifikatat e bizneseve këtyre dy kompanive. Çështja tani ka shkuar në gjykatë, sipas një padie që KlanKosova i ka bërë ARBK-së.

Më 12 korrik patëm shkruar edhe për pronësinë me “model” të njëjtë të një kompanie tjetër të Devollëve që merret me energjetikë. Kompania “Energy Development Group – Kosova” L.L.C., e cila e kishte pasur një emër tjetër në vitin 2020, kur kishte qenë temë e disa artikujve, si: “Monopoli me dritë të diellit” të kallxo.com dhe “Unclean Energy: The Kosovar who would Own the Sun” të BIRN, të botuar në Balkan Insight. Pronësia e kësaj kompanie përfundonte në Maltë, te një në biznes maltez në pronësi të vajzës së Blerim Devillit, që aty figuronte si shtetase serbe.

Lexo po ashtu:  Analiza e gazetës gjermane: Perëndimi është babai i krizës në Kosovë

Ndërsa javën e kaluar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njoftoi se kishte identifikuar edhe 48 biznese të tjera të cilat ishin të regjistruara me dokumente të Serbisë. Pas publikimit doli se pothuajse të gjitha kompanitë e vëllezërve Devolli ishin të regjistruara me pasaporta të Serbisë me adresa; Pec Srbia apo Djakovica Srbija ashtu siç ishin publikuar në hulumtimet e portalit KosovaNews.

KosovaNews i bie në gjurmë të shtetësisë serbe oligarkut Blerim Devolli, dokumentet personalisht i kishte nxierrë në Kragujevc në fund të vitit 2021

Më 20 dhjetor të vitit 2016 kompania e Blerim Devollit Z-Mobile kishte fituar gjyqin pasi kishte paditur Telekomin e Kosovës në Gjykatën e Tribunalit Ndërkombëtarë të Arbitrazhit me seli në Hagë të Holandës. Plot 30 milionë euro ishte dëmshpërblimi që do t’ia paguante Telekomi i Kosovës z.Blerim Devolli, shumë kjo që do ta gjunjëzonte këtë ndërmarrje shtetërore. Në anën e tij kishin dalë dhe turpshëm kishin dëshmuar në favor të tij, së paku tre ish- punonjës të Telekomit, ndërmarrjes publike të Kosovës.

E, sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, një skenar ogurzi ishte parapërgatitur edhe në vitin 2020 kur Blerim Devolli do ta padiste shtetin e Kosovës duke kërkuar dëmshpërblim shifrën astronomike prej 45 milionë euro!

Por me gjithë hartimin e këtij skenari të mirëmenduar për ta zhvatur shtetin e Kosovës, gjërat nuk shkuan ashtu si në rastin e parë.

Me ardhjen e Qeverisë Kurti I, Ministria e Drejtësisë përmes Avokaturës Shtetërore, angazhoi një kompani prestigjioze Angleze “Squire Patton Boggs” për ta mbrojtur shtetin e Kosovës. Më 24 mars të këtij viti Gjykata e Arbitrazhit hodhi poshtë pretendimet e Blerim Devollit kundër Republikës së Kosovës.

KosovaNews ka siguruar dosjen prej 60 faqes të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit

Duke e shfrytëzuar ligjin për mbrojtjen e investimeve të huaja, oligarku Blerim Devolli në Gjykatën e Arbitrazhit e kishte paditur Shtetin e Kosovës si shtetas i huaj (malazias) për ta paraqitur kompaninë Dardafon.net në Kosovë si investim i huaj të vitit 2013.

Lexo po ashtu:  EKSKLUZIVE(2): Ku janë Devollët?! Edhe pronësia e “Art Motion” është e regjistruar në Maqedoni me dokumente “Peç Serbia” si investim i huaj nga Serbia…!

Avokatura Shtetërore e Kosovës së bashku me Shoqërinë e Avokatëve nga Mbretëria e Bashkuar – “Squire Patton Boggs” ia kishin demantuar përpara gjykatës këto pretendime Blerim Devollit, duke thënë se e gjitha kjo tentativë e z. Devolli ishte një mashtrim pasi që gjatë kohës sa ai ka pretenduar se jeton në Mal të Zi, ai në fakt bashkë me familjen ka jetuar dhe vepruar në Kosovë dhe ka shtetësi të Kosovës.

Avokatët anglezë e kishin “krehur” mirë Blerim Devollin duke ia nxjerrë të gjitha historitë e shtetësisë së tij. Ata madje kishin shkuar edhe në Serbi duke ia nxjerrë edhe dokumentet e shtetësisë serbe.

Në dosjen e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit prej 60 faqes që ka siguruara KosovaNews (faqe 35-40 thuhet se Blerim Devolli përveç se është shtetas malazias ai është edhe shtetas i Kosovës.

Por prisni kjo nuk është e tëra. Në dosjen e vendimit final të arbitrazhit në faqet 36-40 thuhet se Blerim Devolli është shtetas serb. Ai ka nxjerrë dokumente të shtetësisë serbe në Kragujevac të Serbisë, atje ku në vitin 1999 ishte zhvendosur nga Peja dega e “MUP”-it të Serbisë, pas hyrjes në Pejë të forcave çlirimtare të UÇK-së dhe forcave aleate të NATO-s në kuadër të KFOR-it.

Në dosjen e gjykatës së arbitrazhit figuron kjo kronologji e shtetësisë serbe:

28 mars 2008: Blerim Devollit i lëshohet një pasaportë e Republikës Federale të Jugosllavisë.

15 prill 2009: Me kërkesë të tij, Ministria e Brendshme e Serbisë, dega në Kragujevc, i lëshon Blerim Devollit një certifikatë të shtetësisë së Serbisë.

30 shtator 2010: MPB e Serbisë ja refuzon kërkesën e Blerim Devollit për lirim nga shtetësia e Serbisë, sepse i njëjti nuk e kishte kryer shërbimin ushtarak.

8 nëntor 2010: Blerim Devolli i deklaron gjykatës themelore në Podgoricë të Malit të Zi se ka hequr dorë nga shtetësia e Serbisë, për të kërkuar shtetësinë e Malit të Zi.

Lexo po ashtu:  Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm

Me 21 dhjetor 2021: Certifikata e shtetësisë së Serbisë i lëshohet z.Blerim Devolli me kërkesë të tij në Kragujevc me status se ai është qytetar i Serbisë.

Me 21 dhjetor 2021: i lëshohet certifikata e lindjes z. Devolli në Kragujevc, Serbi

KosovaNews i ka siguruar këto dy dokumente të Serbisë të Blerim Devollit, pra certifikatën e shtetësisë dhe certifikatën e lindjes.

Përkthimi i certifikatës së shtetësisë:

Republika e Serbisë
Në bazë të nenit 48, pika 1 të Ligjit për shtetësi të Republikës së Serbisë (“Gazeta zyrtare e RS”, nr. 135/04, 90/07 dhe 24/18), drejtoria komunale për punë shoqërore në Kragujevac lëshon këtë:

VËRTETIM

Blerim (Ibrahim) Devolli, lindur më 20.02.1972 në Pejë, Serbi

ËSHTË SHTETAS I REPUBLIKËS SË SERBISË

Është i regjistruar në evidencën e shtetasve në regjionin amëz të Pejës, në vitin 1972, nën numrin rendor 25028, në faqen 5, përkatësisht në librin e shtetasve.

Numër 204-00-4/101214…

Më 21.12.2021, personi i autorizuar Zoran Zhivkoviç

Të njëjtat të dhëna figurojnë edhe në certifikatën e tij të lindjes të lëshuar me kërkesë të tij me 21 dhjetor të vitit 2021 në Kragujevc, Serbi.

Në vitin 2020 Blerim Devolli e kishte paditur Republikën e Kosovës, duke pretenduar se është shtetas i huaj dhe se “investimet” e tij në Kosovë, si Z-Mobile, Dardafon.net e të ngjashme, janë investime te huaja, rrjedhimisht e gëzojnë mbrojtjen nga ligji i 2013tës për mbrojtje të investimeve të huaja.

Përkundër një ekipi të përbërë prej shumë avokatësh e juristësh, ndër ta edhe dy juriste nga Serbia, pastaj edhe dëshmive nga ana e punëtorëve të tij, si: Milot Gjikolli (ish-drejtor i Z-Mobile), Valon Basha (jurist i firmave te Devollëve) e Driton Arifaj (ish-drejtor teknik i Z-Mobile, i cili sot punon në Beograd për një firmë partnere të Telekom Serbia), “shtetasi i huaj” Blerim Devolli e humbi turpshëm këtë arbitrazh në fillim të vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *