Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Produkte tipike autoktone shqiptare vijojnë t’i shtohen gamës së eksporteve bujqësore, duke rritur vlerën në ekonominë e vendit dhe zgjeruar hartën e gjeografisë të vendeve ku tregtohen.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Krahas disa prej bimëve mjekësore, boronicës, gështenjës së Tropojës, vajit të ullirit, mollës së Korçës etj., është dhe kumbulla e zezë e Veriut, që konsiderohet si një ndër thesaret e Shqipërisë, për vetë kërkesën e lartë që ka tregu europian për këtë frut.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se eksportet e kumbullës së zezë shënojnë shifrat e disa dhjetëra tonëve, me destinacion kryesor vendet nordike, që përbëjnë edhe tregje me fuqi të lartë blerëse.

“Ne po mbështesim fermerët përmes Skemës Kombëtare, Programit IPARD dhe projekteve të ndryshme me donatorët ndërkombëtar për sipërmarrje në bujqësi dhe uljen e kostove të prodhimit, ku pa dyshim, bujqësia organike dhe produktet që avantazhojnë Shqipërinë në eksporte, zënë një vëmendje të shtuar në politikat mbështetëse të MBZHR-së”, thekson MBZHR.

Lexo po ashtu:  Ja doktoratura e Lasgush Poradecit marrë në Universitetin e Grazit (Austri) në maj 1933

Kumbulla e zezë rritet kryesisht në zonën verore të vendit dhe njihet për cilësinë dhe shijen e mirë. Falë mbështetjes, sipërfaqet e mbjella me kumbullën e zezë po zgjerohen gjithnjë e më shumë. Kjo si rrjedhojë e kërkesës së lartë nga tregjet europiane.

Kultivimi i kumbulles së zezë është burimi kryesor i të ardhurave për më shumë se 140 prodhues të vegjël dhe të mesëm dhe 600 deri në 1000 punëtorë të përkohshëm, që angazhohen gjatë stinës së vjeljes së kumbullave.

/ata.gov.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *