“Reforma është domosdoshmëri, vettingu është zgjidhja”, Këto fjalë ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një mbledhjeje të qeverisë së drejtuar prej tij. Ai ka sjellë shembuj dhe shifra sondazhesh për besueshmërinë e ulët të drejtësisë në Kosovë, duke iu referuar USAID-it dhe PNUD-it, dy ente që kanë organizuar vrasje të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Sipas Raportit të UNDP dhe USAID – Pulsi Publik, i publikuar këtë vit, teksa niveli i kënaqshmërisë për Qeverinë është rritur në mbi 50%, për organet gjyqësore dhe ato prokuroriale trendi i tillë vazhdon të jetë i ulët. Sipas po këtij raporti, kënaqshmëria e qytetarëve për performancen e sistemit të drejtësisë – gjykata dhe prokurorinë është vetëm 29%. Sipas statistikave të gjyqësorit, gjatë vitit 2022 Gjykata e Apelit kishte kthyer në rigjykim plotë 1,754 raste. Ky raport e rëndon sistemin e drejtësisë, e ngulfat atë, e vonon drejtësinë, e humb besimin e qytetarëve, dhe si efekt përfundimtar, në mungesë të ndëshkueshmërisë efikase, rrezikon të inkurajojë krimin dhe kriminalitetin. Andaj, reforma është domosdoshmëri e vettingu është zgjidhja. Tash e 5 muaj jemi në pritje që Gjykata Kushtetuese t’i hapë sa më shpejtë rrugë jetësimit të kësaj reforme. E koha po kalon. Koha që kalon është kohë e humbur, citohet Kurti.

Lexo po ashtu:  Gjermania nuk ishte ashtu siç të tjerët thonin/ 26-vjeçari Shqiptar ka ca fjalë për ata që mendojnë të shkojnë në Gjermani; "Në sytë e gjermanve ne ndihemi të pavlerë na trajtojnë në mënyrë inferiore, shkollat tona ktu nuk njihen, jemi si kafshë"

E gjitha kjo që lexohet është një kopje identike e asaj që kemi dëgjuar ne në Shqipëri. Një kryeministër që premton tërmet dhe revolucion për të përfunduar në një situatë kaotike dhe vakancash që sjell me vete mungesë në ofrimin e shërbimit të gjykimit juridik. Sigurisht që modeli i Shqipërisë nuk është i vetmi, por mënyra sesi një sistem drejtësie, i ngritur ndërkohë nga aktorët e huaj, synohet të operohet deri në rrënjë, ilustron se në të vërtetë shtete si Kosova apo Shqipëria vuajnë nga mbingarkesa legjislative dhe juridike për shkak se pak ligje zbatohen realisht siç janë shkruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *