Pas vizitës që kryeministrit Albin Kurti i bëri komunës së Tetovës dhe Çairit, policia maqedonase i mori në pyetje dhe ngriti kallëzime penale kundër kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami dhe atij të Çairit, Visar Ganiu, me arsyetimin se nuk respektuan rregullat protokollare shtetërore.

Në një intervistë ekskluzive për RTK Prime, kryetarët e këtyre dy komunave kanë akuzuar ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore, se kanë qenë të koordinuar të bëjnë zhurmë për vizitën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut.

“Është me tendencë, një ditë para se të vije kryeministri Kurti, në një televizion nacional, në gjuhën maqedonase, ka qenë i ftuar ministrin i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe gazetarja e pyet se në çfarë cilësie nesër vjen nesër kryeministri Kurti , ai e ka ditur shumë mirë për çka, se në shtet ne e kemi paralajmëruar ardhjen, ne e dimë që udhëheqësja e gjashtë siç i thonë këtu, ajo e cila merr masa për sigurinë e klasit të parë kanë qenë me shërbimet e mia tërë kohën në kontakt, kanë dalë e kanë parë ku do të vendoset bina, ku do të ndalet vetura e kryeministrit dhe të gjitha protokollet i kanë bërë dhe shteti e ka organizuar atë pritje, ai i është përgjigjur gazetares, ‘me siguri se nuk vjenë si kryeministër, por në mënyrë private’”, Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Lexo po ashtu:  Pandemia/ Shqipëria në izolim, marrëveshje me Serbinë për lëvizje me letërnjoftim

Kasami: Qeveria ishte e informuar për vizitën e Kurtit

Kurse kryetar i Tetovës, Bilall Kasami, tregoi se Inspektorët e policisë kanë kërkuar që ai të shkojë në stacion të policisë, por ai ka vlerësuar se nuk ka çka të sqarojë atje.

“Unë kam vlerësuar që nuk kemi se çka të sqarojmë dhe kam vlerësuar se në këtë rast bëhet fjalë për një organizim zyrtar të komunës së Tetovës që kanë qenë të informuar edhe qeveria edhe organet shtetërore që kanë qenë edhe organizatorë të vizitës nga kufiri deri këtu e edhe anasjelltas dhe unë nuk ë kam parë të arsyeshme se për çfarë mund të intervistohet kryetari i një komune në stacion të policisë, për në organizim që në aspektin e organizimit zyrtar ai takim i ka pasur të gjitha elementet që duhet ti ketë”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Kryetar i Komunës së Çairit thotë se këtë vizitë e kenë pritur gjatë kohë, por pasi kryeministri Kurti ka qenë më agjendë mjaftë të ngarkuar dhe dëshira e tyreishte që Kurti të jetë pjesëmarrës në përurimin e kësaj rruge, duke e ditur se ‘ai ka qenë bashkëpunëtorë dhe krahu i djathë i Adem Demaçit, simbolit të rezistencës’.

Lexo po ashtu:  “Rezultatet janë me të vërtetë mjaft të mira, dua të them të jashtëzakonshme” - Anthony Fauci reagon ndaj zbulimit se një vaksinë kundër coronavirusit është 90 për qind efektive

“Por është hera parë që ka ndodhur të paktën këto 6 vite sa janë unë kryetar komune që dikush të thirret në biseda informative për çështje të tillë të paktën unë nuk di ndonjë rast. Shpjegimi i thirrjes ishte shkaku se ne nuk ë kemi përdorur himnin e Maqedonisë së Veriut dhe nuk ka pasur flamuj, ajo ka qenë pjesë e protokollit dhe me të vërtetë nuk ka pasur flamuj as të Kosovës dhe as të Maqedonisë së Veriut, ne kemi shkuar mbrapa më një ekran në skenë ku janë shfaqur herë pas herë të gjitha si flamujt e shteteve, fjalive të ndryshme të Adem Demaçit e tjera. Për këtë arsye na janë dhënë dy dënime një mua dhe një komunës”, ka thënë Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Edhe Bilall Kasami tha se ka pasur tentime nga policia për tu sqaruar, por ai nuk e ka kuptuar çka të thotë për këtë. Sipas tij, tubime të tilla, nga viti 2001 e këndej, shqiptarët ë Maqedonisë së Veriut kanë organizuar rregullisht dhe nuk ka pasur shqetësime të tilla.

Lexo po ashtu:  S'ka tjetër, e thotë edhe Lubonja: "Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk duhet të anashkalojë fituesin e zgjedhjeve të tetorit të kaluar." Albini është fitues!

“Ne vlerësojmë se lufta e 2001-shit solli disa të drejta të shqiptarëve përkundër asaj që për çështje të flamurit dihet se në Maqedoninë e Veriut janë burgosur kryetar komunash, kryetar partish ndodhi rasti i Gostivarit protestat dhe burgosja e kryetarit të Gostivarit e ati të Tetovës për flamur dhe tash sërish të përsëritet pas 20 vitesh të thirrën dy kryetar komunash në polici dhe të dënohen për të njëjtën çështje unë vlerësoj që tregon realitetin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut se sa partitë politike në qeveri kanë avancuar çështjen shqiptare.ka thënë Bilall Kasami – kryetar i Komunës së Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *