Trenat po rikthehen në Europë. Paris-Vjenë ka shitur 70% të biletave që nga hapja e linjës në dhjetor 2021. Niset në ora 7:30 nga Parisi dhe është në Vjenë në orën 10 për një biletë 30 euro. Për lidhje direkte edhe TrenItalia parashikon krijimin e një linje direkte me Parisin dhe Madridin duke nisur nga fundi I vitit 2024, pas suksesit të pabesueshëm të linjave direkte Milano-Paris, Torino-Lion. Paris-Berlin vihet në punë nga fundi i vitit 2023 me një linjë të shpejtësisë së lartë që e çon udhëtimin në 7 orë. Të gjitha janë pjesë e një rikthimi të interesit të udhëtarëve për linjat e gjata të trenëve.

Janë të acaruar me përvojën e aeroporteve dhe duan të eliminojnë gjurmët e karbonit, citon France24, një punonjës në sektorin e shitjeve.

Argumenti mjedisor merr rëndësi maksimale në kohën që jetojmë, përveç cilësisë së udhetiit. Konkretisht për një fluturim nga Parisi në Vjenë emetohen 419.6 kg karbon, kurse me udhëtim me tren 41.5 kg. Megjithatë ndryshimi kërkon veprim politik pasi me rritjen e interesit për udhëtimin me tren merr goditje industria e aviacionit civil, edhe kështu e gjunjëzuar nga pandemia.

Lexo po ashtu:  Trump fal ish-strategjistin e fushatës, Steve Bannon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *