Për heqjen e masave të Bashkimit Evropian, Kosova duhet t’i përmbushë të gjitha kërkesat e Brukselit të pashtruara në komunikatën e 3 qershorit, ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Në një konferencë më gazetare në Bruksel, Stano ka nënvizuar se në fillim të qershorit Bashkimi Evropia qartazi ka precizuar cilat janë detyrat e Kosovës. Në këtë rast ai përsëriti se Prishtina zyrtare duhet t’i tërheqë të gjitha forcat policore nga ndërtesat komunale, t’i largojë kryetarët e komunave nga këto ndërtesa dhe mundësojë veprimtarinë e tyre nga objektet alternative si dhe shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat në veri, me pjesëmarrjen e serbëve lokal.

Stano konfirmoi se BE mirëpriti marrëveshjen a korrikut të arritur në Bratislavë në mes të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe emisarit evropian për dialog Miroslav Lajçak por pranoi se kjo nuk mjafton për heqjen e masave të cilat janë vendosur në mes të muajit qershor.

“Të gjithë këta janë hapa shumë të rëndësishëm, hapa në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të mëtejshëm”, porositi zëdhënësi i Bashkimit Evropian.

Lexo po ashtu:  Kryeministri i Shqipërisë sulmon Kryeministrin shqiptar të Kosovës, Jemi në shekullin XXI...

Vetëm pas përmbushjes së kushteve drejt de-përshkallëzimit, Stano konsideron se palët mund ti kthehen procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me theks në zbatimin e marrëveshjes së arritur në shkurt dh aneksin e dakorduar në mars në Ohër. Pa përparim në dialog, porosit Peter Stano, nuk ka përparim në BE./RTK/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *