Me rastin e 20-vjetorit të Deklaratës së Selanikut, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të mbajë një darkë informale të hënën, 21 gusht. Në darkën e njoftuar janë ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor, preisdentja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe drejtues të Bullgarisë, Kroacisë dhe Rumanisë.

Në takim është konfirmuar pjesëmarrja e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, presidentit serb, Aleksander Vuçiç, atij të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, si dhe Dimitar Kovaçevksi.

Mediat greke shkruajnë se Shqipëria nuk do të marrë pjesë, ndonëse ishte ftuar në nivel Presidenti, ndërkohë që edhe drejtuesit sllovenë nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

Lexo po ashtu:  “Si të zgjedhësh mes murtajës dhe kolerës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *