Pati pikëpyetje se pse Albin Kurti shkoi në Athinë, ku nuk qe i ftuar Rama. Këto pikëpyetje bazoheshin te bindja se Rama u përjashtua nga ai takim për shkak të qëndrimeve të veta kombëtare në rastin e Himarës.

Arbër Zaimi

Por Rama e ka bërë të qartë vetë, para, gjatë dhe pas atij takimi se:

 

  1. Rama nuk e sheh çështjen e Himarës nga pikëpamja kombëtare. Në fakt ai ishte i pari kryeministër shqiptar që fton një kryeministër grek, pikërisht Qirjako Micotaqin, në një krahinë ku shteti shqiptar kurrë nuk ka njohur zyrtarisht ekzistencën e minoritetit grek. Dhe kjo nuk ka ndodhur shumë kohë më parë, por sivjet, në parafushatë.

 

  1. b) Rama nuk sheh, nuk do, nuk pranon të ketë problem me Greqinë madje as nëse Greqia për çfarëdo arsye dëshiron të ketë problem me të. Pra, ai ishte i gatshëm të shkonte në Athinë po të ndërronte mendim Micotaqi, është edhe tash i gatshëm të shkojë, dhe do e ftojë Micotaqin në Tiranë në tetor. Imagjinoni sa absurd do dilte Albin Kurti po të mos e pranonte ftesën në solidarizim me Ramën, kur as Rama nuk solidarizohet me vetveten në lidhje me këtë rast.
Lexo po ashtu:  Vetëvendosje argumenton propagandën e gazetarëve të pushtetit që sulmuan Vjosa Osmanin për llogari të Ramës

Rama siç e bëri të qartë edhe së fundmi në TikTok, është një udhëheqës që tallet me nacionalizmin dhe që nuk ka respekt për burokracinë. Ai i zgjidh gjërat ndryshe – me negocim direkt, pra si një shef korporate, jo si përfaqësues demokratik i një populli dhe i një shteti. Popullit ai ia ka tallur edhe dimensionin social (sindikatat, të majtën), edhe dimensionin tradicional (nderin, zakonet, konservatizmin). Ndërsa shtetit të vet ia ka tallur gjithmonë çdo përpjekje për institucionalizim (a ka institucione demokratike pa respekt për procedurën, pa respekt për burokratin?).

 

Shpërthimeve irracionale të Ramës shqiptarët u tremben. Edhe himariotët kanë frikë prej abuzivizmit dhe paparashikueshmërisë të një pushteti vetë zot e vetë shkop, që shpronëson shtetasit sidomos në bregdet e Tiranë, dhe jep licensa ndërtimi për korporata të mëdha vendore e të huaja. Për të mbrojtur qasjen e tyre shekullore në bregdet himariotët fatkeqësisht po detyrohen të kërkojnë mbrojtje te Greqia. Ky shtet, që nuk është aq “i emancipuar” sa Rama, natyrisht e sheh këtë mundësi si shans për projektin e vet kombëtar. E Rama, në këtë rast, e ballafaqon çështjen duke thënë “unë s’kam projekt kombëtar, thjesht biznesor, mos u trembni”. Zakonisht në histori, kur përballet projekti kombëtar i një shteti me projektin biznesor të një shteti tjetër, në afatgjatë fiton i pari, sepse kjo është botë e kombeve e jo e bizneseve.

Lexo po ashtu:  "Presioni i padrejtë, dhe tejet i papërshtatshëm ndaj Kosovës, do të dëmtojë besueshmërinë e politikës së jashtme të BE-së dhe SHBA-së"/ Intervista për MekuliPress e Jon Kvaerne, asistent i Atasheut të Mbrojtjes në Ambasadën Norvegjeze në Beograd

 

Do të kishte qenë fort mirë nëse Rama e Kurti do të vendosnin qëndrimet e tyre në një linjë, sa i përket politikave rajonale. Por, është vështirë, sepse njëri e refuzon projektin kombëtar kur vjen puna te real-politika, ndërsa tjetri përpiqet të mos e lëshojë edhe kur kjo i shkakton pengesa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *