Masakra e Qyshkut ka ndodhur më 14 maj 1999. Në këtë masakër nga serbët u vranë dhe u masakruan barbarisht 44 meshkuj shqiptarë.

Kjo masakër ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar i ashtuquajtur “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd.

Në fshatin Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë.

Policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër, gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete,kanë vrarë të paktën 44 civilë, në tri shtëpi të fshatit të cilat i kanë djegur.

Fshati është rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty janë dëbuar më shumë se 400 civilë shqiptarë.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të 20 të kësaj masakre mbahet akademi përkujtimore në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në ora 16:00. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Ajatollaj Khamenei: Fituam mbi pandeminë edhe pse u përpoqën të na tjetërsojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *