Johan Volfgang von Gëte (Johann Wolfgang von Goethe) ishte jo vetëm shkrimtar, por edhe piktor, shkencëtar, biolog, fizikant teorik, dhe dijetar.

Johan Volfgang von Gëte është konsideruar si një nga figurat më të mëdha në letërsinë perëndimore.

“Fausti” i tij cilësohet si një nga veprat më të mëdha të letërsisë moderne evropiane.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell 50 thënie më frymëzuese nga Gëte:

1- Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda.

2- Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë.

3- Pasuria është diçka që mund të ndihmojë në jetë, por jeta nuk është diçka që kalohet për të grumbulluar para.

4- Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim.

5- Idetë e guximshme janë si lëvizjet e shahistëve që mund të sjellin humbjen e lojës, por krijojnë rastin për të filluar një lojë të re, e cila mund të fitohet.

6- Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet.

7- Njeriu fisnik i bën për vete njerëzit fisnikë, dhe di si të mbështetet tek ata.

8- Njeriu e vë veten në nivelin me të cilin të tjerët e vlerësojnë.

9- Një jetë e padobishme është një vdekje e hershme.

10- Mosha na tregon sa fëmijë kemi mbetur.

Lexo po ashtu:  Çfarë duhet të hamë bazuar në grupin e gjakut?

11- Të gjitha mendimet inteligjente janë menduar tashmë; e vetmja gjë e nevojshme është të përpiqemi t’i mendojmë prapë.

12- Dijet që kam unë mund t’i ketë çdo njeri, por zemra ime është vetëm e imja.

13- Sundoje atë! Bëje botën t’i shërbejë qëllimit tënd, por mos i shërbe asaj.

14- Tregohu i njerëzishëm dhe përdor fjalë të mira, sidomos për ata që nuk janë të pranishëm.

15- Bukuria është manifestim i ligjeve sekrete natyrore, të cilat përndryshe do të na fshiheshin ne përgjithmonë.

16- Të jesh brilant nuk ka asnjë vlerë, nëse ti nuk respekton asgjë.

17- Disa defekte janë të domosdoshme për hir të individualitetit.

18- Karakteri formohet nëpër shtrëngatat e botës.

19- Karakter, në gjërat e vogla apo të mëdha, do të thotë të marrësh përsipër ato gjëra që ti ndjehesh i zoti t’i bësh.

20- Mirëkuptimi është gjenia e njerëzimit.
21- Korrektësia luan shumë rol, por guximi më tepër.

22- Një përgjigje korrekte është si një puthje e ëmbël.

23- Fati na i plotëson dëshirat, por në mënyrën e tij, me qëllim që të na japë diçka përtej dëshirave tona.

24- Përça dhe sundo, bërtasin politikanët; bashko dhe prij është kryefjala e mençurisë.

25- Mos iu nënshtro shumë ndjenjave. Një zemër tepër e ndjeshme është një pasuri e palumtur në këtë tokë të lëkundur.

Lexo po ashtu:  “Familja më martoi për lekët. Burri më la për një tjetër, babai s’më hap derën”

26- Dyshimi rritet sa më shumë që të dimë.

27- Mos ëndërro ëndrra të vogla, sepse ato nuk kanë fuqi t’i vënë në lëvizje zemrat e njerëzve.

28- Gabimi është i pranueshëm për ne sa kohë që jemi të rinj; por ai nuk duhet gërmuar në pleqëri.

29- Çdo ditë ne duhet të dëgjojmë të paktën një këngë të shkurtë, të lexojmë në poezi të bukur, të shohim një pikturë të arrirë, dhe, nëse është e mundur, të flasim sa më pak fjalë.

30- Të gjithë duan të jenë dikush; askush nuk do që të rritet.

31- Vajzat dashurohen për ato që janë; djemtë për çfarë premtojnë të jenë.

32- Shkoni në vendet e huaja dhe do të arrini të njihni gjërat e mira që i ke në atdhe.
33- Urrejtja është aktive, zilia është pasive; por ka vetëm një hap midis zilisë dhe urrejtjes.

34- Është i vdekur në këtë botë ai që nuk beson në një botë tjetër.

35- Është më i lumturi, mbret apo bujk qoftë, ai që gjen paqe në shtëpinë e vet.

36- Unë mund të të them ty, mik i ndershëm, se kujt t’i besosh: besoji jetës; ajo të mëson më mirë se libri ose oratori.

Lexo po ashtu:  Dhimbja kokës dhe migrena ju bëjnë të keni marrje mendsh?! Këtu keni 4 receta për të zgjidhur këtë problem

37- Njihe veten? Nëse do ta njihja veten, do t’ia mbathja me të katra. Mos o Zot që ta njoh.

38- Dëgjoji bindjet e të gjithëve, por dyshimet e tua mbaji për vete.

39- Nëse fillon të mendosh për gjendjen tënde fizike apo morale, zakonisht e gjen se je i sëmurë.

40- Në fushën e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi… në botën reale gjithçka qëndron mbi këmbënguljen.

41- Më mirë të mashtrohesh nga miqtë se t’i mashtrosh ata.
42- Secili ta pastrojë derën e vet dhe e gjithë bota do të jetë e pastër.

43- Disa njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre derisa iu mbarohen, të tjerët bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre.

44- Asgjë nuk është më e vlefshme se dita e sotme.

45- Pasionet janë vese ose virtyte në kulmet më të mëdha të fuqisë së tyre.

46- Burracakët kërcënojnë vetëm kur janë të sigurtë.

47- Gjëja më e vështirë për t’u parë është ajo që ke para syve.

48- Njeriut të zgjuar i duket çdo gjë qesharake, njeriut të ndjeshëm i duket çdo gjë e rëndë.

49- Ai që zë vendin e parë rrallë e luan rolin kryesor.

50- Besoji vetvetes dhe do të dish të jetosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *