Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim një delegacion të përbërë nga anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjete të Informimit të Shqipërisë, të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Këtë takim, në të cilin u diskutua nevoja për shtimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ministri Bytyqi e vlerësoi të një rëndësie të veçantë.

Duke folur për marrëveshjet e deritanishme në mes të dy vendeve, ministri Bytyqi tha se, është interes i përbashkët të shkohet drejt unifikimit të sistemit arsimor.

“Prej kohës sa jam në krye të Ministrisë së Arsimit, ekziston një bashkëpunim i ngushtë dhe shpesh kemi dalë përtej marrëveshjeve formale. Në kuadër të kësaj kemi filluar edhe zbatimin e marrëveshjes për shkëmbim të nxënësve të nivelit të arsimit të mesëm, e cila është pilotuar me sukses”, ka thënë Bytyqi.

Lexo po ashtu:  EKSKLUZIVE: “Thyerje” në LDK, disa deputetë nuk do t’i japin nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjete të Informimit, Fatjona Dhimitri, u shpreh e gatshme për bashkëpunim të dyanshëm në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsimin e të dyja vendeve. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *