Autor: Imaduddin Al-Misri, Kababir, Haifa

Postimet në rrjetet sociale për tubimet hebreo-arabe të organizuara nga Komuniteti Musliman Ahmedia në Haifa, Izrael, po shpërndahen. Njerëz nga e gjithë bota janë shprehur se pamja e hebrenjve dhe arabëve të bashkuar në një periudhë tensionesh dhe frike ekstreme ka qenë rreze shprese dhe kënaqësie mes tensioneve dhe frikës.

https://x.com/ayakibrahim/status/1720909367971578156?t=TAwPTGVNKMODBR8VR5MLNA&s=08

Në fakt, komuniteti ynë në Haifa kohët e fundit ka organizuar tre tubime të veçanta të hebrenjve dhe arabëve që kanë krijuar një ndjenjë të bukur harmonie.

Për të krijuar një ide se si ndiheshin të ftuarit, ja çfarë thanë dy të ftuar hebrenj:

Për mendimin tim, ky tubim shërben si një testament domethënës që i tregon komunitetit islamik, komunitetit hebre dhe komunitetit global në përgjithësi se ne mund të përfshihemi në dialog kuptimplotë që na bashkon. Nuk jemi kundërshtarë; jemi aleatë. Së bashku, arrijmë sukses.

I ftuari i dytë u shpreh:

Ky event më solli buzëqeshjen kur isha në një gjendje të vështirë emocionale dhe më mungonte vullneti edhe për të buzëqeshur. Pasi dëgjova fjalimin e Kryetarit të Komunitetit [në Tokën e Shenjtë], ndjej një lehtësim të thellë. Ishte hera e parë që e takova dhe duhet të them se është një person i jashtëzakonshëm. Uroj me gjithë zemër që ai të mund të drejtonte vendin tonë si kryeministër.

Lexo po ashtu:  Pesë shprehje nga letërsia për të kremtuar pranverën

https://lh7-us.googleusercontent.com/uW2FMWbZkkJkkJhBSk50mpDpRBTy27KsJiCrjZoL6OYx1ZnXW78TKR9mn9uA0PtlsJ30IZ5p4DE3RSH51Z8wX9mL0Z2sc_M2qeEOvf4L_GpHuIueR_CMElKvuxn1ZQcgIbQYC0PNrbhrm0B8Pndp4E8
(Organizata “Standing-Together” kishin mundësinë të mikpriten me iniciativën e tyre
të harmonisë arabo-hebreje në xhaminë e Komunitetit Musliman Ahmedia, Haifa)

Vendi i takimeve ndërfetare arabo-hebreje ka qenë xhamia “Mahmud” e Komunitetit Ahmadia në Haifa së bashku me kompleksin e ri “Qendra Masrur”.

Takimi i parë mblodhi së bashku liderët fetarë dhe ishte bashkëpunim mes Komunitetit Musliman Ahmedia dhe Laboratorit për Studime Fetare në Haifa, që u zhvillua më 30 tetor 2023. Përfaqësues nga besime të ndryshme u mblodhën, duke përfshirë rabinët hebrenj, pastorët e krishterë, imamët muslimanë, imamët druzë dhe një murg budist. Ata u dakorduan njëzëri për rëndësinë e bashkëjetesës si një vlerë e përbashkët për të punuar drejt synimit të saj.

Të nesërmen, ne mbajtëm një tjetër ngjarje ndërfetare në të cilën arritëm tek të gjithë fqinjët hebrenj dhe muslimanë përmes mesazheve me tekst dhe promovimeve në mediat sociale: 5000 reklama u shtypën dhe u shpërndanë brenda pak ditësh, duke arritur tek njerëzit në zonat përreth.

600 hebrenj dhe arabë vendas u mblodhën në këtë event – një numër përtej pritshmërive, duke pasur parasysh kushtet mbizotëruese në vend. Këto shifra ishin të papara pasi edhe në Mbledhjen e fundit Vjetore pamë vetëm 450 pjesëmarrës. Me numrin e madh të arabëve dhe hebrenjve, salla jonë kryesore arriti me shpejtësi kapacitetin e saj, duke bërë të nevojshme përdorimin e të gjitha hapësirave shtesë që kishim në kompleksin tonë të xhamisë.

Lexo po ashtu:  Kur u krijua kopshti i parë zoologjik në botë?

Kryetari i Komunitetit Musliman Ahmedia për Tokat e Shenjta, Muhammad Sharif Odeh theksoi që feja islame dënon sulmet ndaj njerëzve të pafajshëm dhe nënvizoi mësimet e vërteta të Islamit, të cilat promovojnë “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”. Ai u bëri thirrje mysafirëve hebrenj që të mos justifikojnë hakmarrjen e padrejtë në emër të hakmarrjes.

Ai tha:

Është haram [e paligjshme] të vrasësh civilë dhe njerëz të pafajshëm – kjo nuk është mënyra e duhur, ka zgjidhje të tjera, pa armë.

Muslimanët dhe hebrenjtë kanë jetuar së bashku për më shumë se 1300 vjet dhe hebrenjve iu dhanë të drejtat e tyre nën sundimin musliman. Ata fituan një identitet, status dhe pozitë që nuk e arritën askund tjetër. Këto të drejta i kishin nën sundimin musliman dhe ato respektoheshin. Pra, ne kemi jetuar së bashku në bashkëjetesë për më shumë se 1300 vjet.

Muslimanët dhe hebrenjtë duhet ta dinë se të heshtësh përballë shtypjes shkatërron ndjenjat njerëzore në zemrat tona dhe na resht të ndjejmë empati ndaj dhimbjeve dhe vuajtjeve të njëri-tjetrit.

Lexo po ashtu:  Çaji faktor i jetëgjatësisë

Në përgjithësi, të pranishmit shprehën lehtësimin dhe shpresën e tyre të re, duke treguar se si programi ua lehtësoi frikën në këto kohë sfiduese. Kjo nismë kurajuese dhe e guximshme ishte dëshmi e përkushtimit të komunitetit për të promovuar paqen dhe unitetin përballë vështirësive.

Për më tepër, xhamia “Mahmud” luajti rol kryesor në mbështetjen e organizatës “Standing Together” (@omdimbeyachad) e cila fillimisht ishte përballur me refuzimin ndërsa kërkonte një vend në Haifa për të mbajtur një event hebreo-arab. Xhamia jonë “Mahmud” siguroi hapësirën e nevojshme dhe mirëpriti arabët dhe hebrenjtë, të bashkuar në dëshirën e tyre për paqe dhe bashkëjetesë. Ky event gjithashtu mbushi plot e përplot hapësirat tona.

Si organizatorët ashtu edhe të ftuarit përgëzuan rolin e xhamisë në organizimin e eventit, duke nënvizuar se ajo pasqyronte mësimet islame që çuan në këto tubime.

Ky akt i unitetit dhe gjithëpërfshirjes shërben si një fener shprese në një rajon të dëmtuar nga mosmarrëveshjet dhe konfliktet, duke mishëruar mesazhin e “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”. Komuniteti Musliman Ahmedia në Tokat e Shenjta ka një histori të gjatë përpjekjesh drejt paqes dhe pajtimit midis hebrenjve dhe arabëve dhe ne do të vazhdojmë në këtë përpjekje thelbësore, në dashtë Zoti.

Burimi i artikullit: https://www.alhakam.org/jews-arabs/