Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shfaqur mbrëmë në një intervistë për Bruno Vespën përmes së cilës ka sqaruar se çfarë është marrëveshja për emigrantët dhe qendrën e Shëngjinit.
Kjo marrëveshje vjen nga mirënjohja e thjeshtë që gjendet gjithmonë brenda meje dhe brenda të gjithëve ne shqiptarëve kundrejt Italisë dhe kur Italia na kërkon të japim një dorë, edhe pse ne nuk mund të zgjidhim problemin e madh të emigrantëve, jemi të nderuar të japim një dorë, citohet Rama.
Po cilët ka sqaruar ky zotëri? Italianët? Brunon? Apo Melonin?
Po shqiptarët kush i sqaron? Kush ua thotë se çfarë po bëhet me vendin e tyre? Edi Rama në italisht? Ua thotë kroato- veneciano- e të tjerë i Durrësit? Ndoshta mund të tingëllojë fyese kjo qasje – nëse ky njeri fyhet ende – por një kryeministër duhet të deklarojë zyrtarisht se çfarë po bën. Kaq komplekse paska ky lumëmadhi? Nuk mund të jetë marketing politik edhe një vendim i tillë.