Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish refuzoi të shpalosë detaje rreth draft-Statutit të ri të ofruar nga pesë emisarët euro-amerikanë më 21 tetor, por tha se ka dërguar “vërejtjet e kritikat” për të më 24 tetor.

Ndonëse tha se “Drafti është krejt tjetër dhe më i avancuar” ajo “nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur” teksa nuk u lëshua në hollësi për shkak të “konfidencialitetit”.

Ne kemi thënë që e pranojmë ta nënshkruajmë paktën ku benë pjesë marrëveshja bazë, aneksi i zbatimit, njëra nga Ohri, tjetra nga Brukseli dhe gjithashtu edhe këtë draftin për të cilin paraprakisht i kemi dërguar vërejtjet por meqenëse në Bruksel na u tha që është një gjë urgjente normalizimi i marrëdhënieve unë pranova ta nënshkruaj më ç‘rast nënshkrimi është pranimi, mirëpo vetëm si një pjesë ë paktës ku kemi kërkuar edhe që Kosova ta fitojë statusin e vendit kandidat të BE-së dhe të fillojë programi i NATO-s”.

Lexo po ashtu:  Deklarata e sakt e Kurtit: Nuk jam takuar me Vuçiqin, ja si reagoi ai

Për hirë të konfedacialitetit të draftit nuk mund të flasë as për vërejtjet e kritikat e mija ato janë shumë të rëndësishme, ia kamë përcjelle emisarit evropian nëpërmjet zëvendësit Besnik Bislimit më datën 24 tetor dy ditë para së takohemi në Bruksel. Ky është draft krejtësisht tjetër është më i avancuar por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur, andaj edhe unë i kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mija”, tha ai.