Qendra “Demostat” në Serbi raporton për një situatë dramatike për serbët e Kosovës. Pas incidentit të Banjskës më 24 shtator të këtij viti, rënia e besimit tek institucionet e Kosovës është maksimale dhe kjo ka ardhur që me ikjen e serbëve prej tyre. Megjithatë pak ditë më parë rreth 500 serbë pranuan të bëjnë ndërrimin e targave të automjeteve të tyre në targa të Kosovës, shenjë kjo se në Beograd herët apo vonë do të pranojnë autoritetin e Prishtinës dhe se për njerëzit më shumë rëndësi ka jeta e përditshme.

Një tjetër e dhënë është se serbët e Kosovës e kanë frikë Listën Srpska, ndërkohë që besimin kryesor të tyre e gëzon Kisha Orthodhokse Serbe dhe KFOR.

Lexo po ashtu:  VAZHDON MBËSHTETJA PËR TEATRIN: Gianina Cărbunariu, regjizore dhe dramaturge rumune dërgon një mesazh inkurajimi për Teatrin Kombëtar.