Në Himarë janë gjetur të tjera varre ilire. Tuma e tretë u zbulua gjatë gërmimeve të arkeologëve në tetor dhe paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve.

Reklama

Gjatë gërmimeve u zbuluan edhe disa objekte arkeologjike, mes të cilave një enë balte dhe një majë heshte e periudhës së hekurit të hershëm (shekulli 11-10 para Krishtit).

Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian. Kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë.

Tuma ndodhet në shtratin e përroit të Korramit, për këtë arsye specialistët po punojnë për konservimin dhe rimbulimin e strukturave dhe varreve të tumës, me qëllim shmangien e dëmtimeve të mundshme nga prurjet e përroit përgjatë muajve të dimrit.

Lexo po ashtu:  Njëmbëdhjetë vjet nga vdekja e Bekim Fehmiut, ikonën e papërsëritshme të artit shqiptar