Gazeta «Tema» tregton sot në faqen online një fragment nga panairi i librit ku « protagonist » është shkrimtari Ismail Kadare. Në të vërtetë e shoqja, Helena Kadare, ka bërë zëdhënësen e tij duke bërë këtë koment.

Absolutisht e sigurtë, për mua këtë optimizëm ma ka dhënë përherë Ismaili, sepse gjatë gjithë kohës më thotë se Shqipëria po jeton vitet më të mira të saj. Edhe pse i numëroj gjërat që nuk shkojnë, po kjo, po kjo? Pavarësisht nga këto ai ka ngulur gjithnjë këmbë për këtë, që jemi në kohën më të mirë, asnjëherë Shqipëria nuk ka qenë në një pozicion kaq të favorshëm ndaj botës.

Këtë koment, mes disa të tillëve, gazeta e ka nxjerrë me titull kryesor të «lajmit» duke tentuar të sugjestionojq me një pohim të cilin ia kemi dëgjuar ta shprehë edhe kryeministri Edi Rama. 

Mund të kuptojmë sesi gazeta këtu shpërdoron një koment të Kadaresë për qëllime të tjera, ndërkohë që perspekiva e njërit dhe tjetrit dallon. Dhe cilësisht madje. 
E vërtetë, Shqipëria gëzon sot një pozitë të mirë ndërkombëtare, por në Perëndim. E krahasueshme pozitne saj në kohën e raporteve me BS-në, ndonëse ne sot po konsumojmë iluzionin  politik se jemi në familjen tonë.

Lexo po ashtu:  Bashkimi Sovjetik është ende gjallë…

Perspektiva dallon sepse një shkrimtar mundet të deklarojë dhe vlerësojë si sukses pozitën tonë tani, pasi këtu vepron pretendimi programor i Rilindjes, shndërruar në ankth kombëtar, e që është Rikthimi në Europë. Por për një kryeministër hyjnë në ekuacion konsiderata të tjera, pasi fusha e përgjegjësisë është e ndryshme. 

A janë sot shqiptarët më mirë se kurdoherë tjetër ? A është Shqipëria vendi i ambicieve të tyre, i së ardhmes, vendi që më në fund është i tyri ? 

Si ta bëjmë bashkë këtë paradoks të një vendi të suksesshëm por vështirë të jetueshëm, veçse nëse nuk shqyrtojmë keqqeverisjen ? Padrejtësinë dhe pafuqinë e një njeriu të zakonshëm përkundrejt pushtetit ? Të jemi të sinqertë : Edi Rama nuk është diktator, as autokrat. Por ai ka dëshmuar se ambicien për ndryshim që deklamonte e kishte ambicie për pushtet, e më tej në ngasje për paranë publike ku korr e shin enturazhi i tij.

Shqipëria është një vend që nuk ka as shpresë politike pse opozita është tashmë shqipja dykrenore e korrupsionit i cili po gërryen një brez të tërë. Është kjo arsyeja pse janë kaq të dobishme huazimet e këtilla si këto të Kadaresë edhe pse shkrimtari është njëfarësoj bashkëfajtor kur konformon publikisht pikëpamjet e veta me ato të pushtetit. 

Lexo po ashtu:  ISLAMOFOBIA, E PAPRANUESHME SA ANTISEMITIZMI

s.zaimi