Sot bëhen 51 vjet kur hapi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të pranishëm ishin albanologë nga mbarë trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar. Gjuha letrare u krijua që shqiptarët të kuptoheshin më lehtë me njeri-tjetrin dhe të vihej një standard i përhershëm drejtshkrimor.

Në unifikimin e standardeve të gjuhësh shqipe, rol të rëndësishëm ka luajtur delegacioni shqiptar nga Kosova.

Kongresi u pasua pas një takimi me rëndësi që ishte mbajtur në Prishtinë, ku ishte vendosur për shumë standarde gjuhësore.

Kongresi bëri që gjuha shqipe dhe kombi shqiptar të jetë një dhe i pandarë, pra jo ashtu siq e dëshironin armiqtë e shqiptarëve; të ndarë në kombin artificial e ideologjik “kosovar” dhe në atë historik, kulturor, gjeopolitk, gjuhësorë e shkencor, kombin SHQIPTAR.

Lexo po ashtu:  Rëndësia e madhe e presjes së vockël (,) që shumë nga ne nuk e vlerësojmë