Ne, të nënshkruarit, jemi thellësisht të shqetësuar nga deklarata “Parimet e solidaritetit”, e publikuar në faqen e qendrës kërkimore Normative Orders në Goethe-Universität Frankfurt, më 3 nëntor 2023, nënshkruar nga Nicole Deitelhoff, Rainer Forst, Klaus Günther dhe Jürgen Habermas.

Ne u bashkohemi autorëve dhe së bashku me ta dënojnë vrasjen dhe marrjen peng të civilëve izraelitë nga Hamasi më 7 tetor 2023 dhe jemi plotësisht dakord me nevojën jetike për të mbrojtur jetën e hebrenjve në Gjermani përballë antisemitizmit në rritje. Njëkohësisht, pajtohemi me faktin se pozicionimi mbi këtë çështje bazohet në respektimin e dinjitetit njerëzor për të gjithë njerëzit si pjesë qendrore e “etosit demokratik të Republikës Federale të Gjermanisë”.

Megjithatë, ne jemi thellësisht të shqetësuar nga limitet e dukshme të solidaritetit të shprehur nga autorët. Shqetësimi i deklaratës për dinjitetin njerëzor nuk shtrihet në mënyrë adekuate për civilët palestinezë në Gaza, të cilët po përballen me vdekje dhe shkatërrim. As nuk zbatohet apo shtrihet për myslimanët në Gjermani që përjetojnë islamofobinë në rritje. Solidaritet do të thotë se parimi i dinjitetit njerëzor duhet të zbatohet për të gjithë njerëzit. Kjo kërkon që ne të njohim dhe adresojmë vuajtjet e të gjithë atyre që janë prekur nga një konflikt i armatosur.

Lexo po ashtu:  Amerika hedh poshtë planin e Netanyahut për Gazën

Deklarata pretendon se “standardet e gjykimit rrëshqasin plotësisht kur qëllimet gjenocidale i atribuohen veprimeve të Izraelit”. Ka diskutime të vazhdueshme midis studiuesve të gjenocidit dhe ekspertëve ligjorë nëse është përmbushur standardi ligjor për gjenocidin. Grupet e të drejtave të njeriut kanë ngritur padi për gjenocid në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe një gjykatë federale në SHBA. Omer Bartov, profesor i Holokaustit dhe studimeve të gjenocidit në Universitetin Broën, na ka kujtuar së fundmi: “Ne e dimë nga historia se është thelbësore të paralajmërojmë për potencialin e gjenocidit përpara se të ndodhë, në vend që ta dënojmë me vonesë pasi të ketë ndodhur. Mendoj se jemi ende në kohë.” Të tregosh solidaritet dhe respekt ndaj dinjitetit njerëzor do të thotë që ne duhet t’i kushtojmë vëmendje këtij paralajmërimi dhe të mos mbyllim hapësirën për debat dhe reflektim për mundësinë e gjenocidit. Jo të gjithë nënshkruesit besojnë se janë përmbushur standardet ligjore për gjenocidin; megjithatë, të gjithë pajtohen se kjo është një çështje e debatit legjitim.

Lexo po ashtu:  Qytet.

Deklarata përmend tre “parime udhëzuese” për veprimin ushtarak: “parimet e proporcionalitetit, parandalimin e viktimave civile dhe zhvillimin e një lufte me perspektivë për paqen e ardhshme”. Ne jemi të shqetësuar se nuk përmendet respektimi i ligjit ndërkombëtar, i cili gjithashtu ndalon krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit si dënimi kolektiv, persekutimi dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile, duke përfshirë shkollat, spitalet dhe vendet e adhurimit. Duke qenë të udhëhequr nga parimet e standardeve ligjore ndërkombëtare, solidariteti dhe dinjiteti njerëzor na detyrojnë t’i mbajmë të gjithë pjesëmarrësit në konflikt në këtë standard më të lartë.

Ne nuk mund të lejojmë që mizoritë të na detyrojnë t’i braktisim këto parime!

Adam Tooze, profesor i historisë në Universitetin e Kolumbias

Samuel Moyn, profesor i së Drejtës dhe Historisë, Universiteti Yale

Amia Srinivasan, profesor i teorisë sociale dhe politike, Universiteti i Oksfordit

Nancy Fraser, pedagoge e shkencave politike dhe sociale, Shkolla e Re për Kërkime Sociale

Alice Crary, profesoreshë e Filozofisë, Shkolla e Re për Kërkime Sociale

Linda Zerilli Charles E Merriam, pedagoge e shkencave politike, Universiteti i Çikagos

Chandra Talpade Mohanty, pedagoge, Universiteti i Sirakuzës

Diedrich Diederichsen, profesor për teorinë e artit bashkëkohor, Akademia e Arteve të Bukura, Vjenë

Beate Roessler, pedagoge e filozofisë, Universiteti i Amsterdamit

Quinn Slobodian, profesor i historisë, Kolegji Wellesley

Cécile Malaspina, drejtoreshë programi, Kolegji Ndërkombëtar i Filozofisë, Francë

/ Botuar në The Guardian /

Lexo po ashtu:  Teoritë e konspiracionit e shkatërrojnë një shoqëri racionale: Rezistojuni!