Lulzim Basha ka folur sot pas mësymjes që i ndodhi në seli me garanci shprehimore që nuk përputhen me modelin e kakërdhisë politike që ndërtoi në 8 vjet. Me një lehtësi jovertebrori, z. Basha ka kujtuar 21 janarin për Sali Berishën, të cilin e quajti skenar të Tomë Doshit ndaj të cilit u përgjigj Berisha me 4 të vrarë. Pastaj z. Basha ka lënë të kuptohet se SHBA do të shpallë non grata edhe Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Dhe si rrjedhojë, me këto karta në xhep, ky zotëri rezulton vetiu si i zgjedhuri i Amerikës në këtë vend. Mundet të jemi para një teatri me kukulla, ku Lulzim Basha po luan majmunin Hirko, mundet ndoshta që skenari që z. Basha na thotë këtu të jetë kaq real, saqë ne duhet patjetër të fillojmë të besojmë se Amerika ka nisur jo vetëm të hajë bar në këto anë, por rrezik e përfshin barin në listën e sanksioneve ndaj vendeve të treta. Sepse nuk ka asnjë logjikë të shëndetshme dhe objektive që ky njeri të jetë e ardhmja e këtij vendi apo edhe zbatues i ndonjë skenari fantazmagorik amerikan në Shqipëri.

Lexo po ashtu:  Dyshja e "ambiguitetit konstruktiv" që dëmtoi më shumë se kushdo Kosovën dhe rajonin

Pas tij sot qëndrojnë garanci të SHBA dhe ambasadores së tyre në Tiranë, një fatkeqësi ndër fatkeqësitë për Shqipërinë, por vetë për këtë etapë e cila nuk po zgjidhet pikërisht sepse SHBA e famshme dhe e domosdoshme, nuk po na thotë se çfarë qameti paska bërë ky Berisha e që neve nuk na e pret mendja.

Hapësirë e sponsorizuar

Por t’i lëmë këto konsiderata për një fatkeqësinë globale me emrin Amerikë e të merremi me këtë reptilin politik të PD-së që sot i kujton shpikësit të tij 21 janarin. Kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe kur nuk foli asnjë fjalë. Kur ia hodhi asaj dite pikërisht në sajë të Sali Berishës që pasi urdhëroi vrasjet në boulevard, së pakun e mori përsipër vetë për të shpëtuar fytyrën e këtij veremi politik që sot na e ka lënë dhuratë në Shqipëri. Ata që janë krah z. Basha kanë vetëm një shans të mbijetojnë përkrah tij: të jenë identic si ai, po aq perfidë sa ai, pasi përndryshe sot kanë dëshminë e gjallë të lehtësisë me të cilën ky njeri shkel edhe atë nuk shkelet.

Lexo po ashtu:  𝐏𝐬𝐞 𝐑𝐞𝐱𝐡𝐞𝐩 𝐐𝐨𝐬𝐣𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐢𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐳𝐞̈𝐫𝐢 𝐢 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐳𝐚𝐤𝐨𝐧𝐬𝐡𝐦𝐞

Nga ana tjetër z. Basha ka hapur një kapitull në të cilin është të paktën dëshmitar dhe nëse ambasdorja Kim, që na jep mend lart e poshtë 24 orë në 7 ditë të javës, e ka për zemër reformën në drejtësi, është e udhës të presojë që Lulzim Basha të dëshmojë ato që di.

Me nervat e prishura të këtyre protagonistëve që nuk dinë ende sesi do të shkojë pazari i tyre jo vetëm që po luhet një teatër i shëmtuar në një vend kaq të mjerë dhe ku të vjen ndot të rrisësh fëmijë, por po merret vesh në mes të ditës se krimet politike nuk kanë asgjë të fshehtë. Se ato janë ashtu siç e dimë të gjithë, se drejtësia është gishti pas të cilit fshihen të gjithë këta që sot po lëshojnë ofshama dhe po paralajmërojnë kafshime. Me të vetmin dallim se nëse Berisha nuk mund të zhgënjejë më askënd, Basha, hollandezi i edukuar, na provon se shpresa e Perëndimit është e rreme.

Lexo po ashtu:  Analiza/ Lubonja: Video e Ramës nuk është gafë, por nxitje për dhunë

s.zaimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com