Tetë gazetarë të BBC-së kanë firmosur një letër drejtuar Al Jazeera-s përmes së cilës akuzojnë rrjetin ku punojnë për mbulim të njëanshëm të konfliktit Izrael-Palestinë. Sipas letrës në fjalë, cituar nga rrjeti Al-Jazeera, BBC-ja është përgjegjëse për një standard të dyfishtë në mënyrën sesi shihen civilët, nëse krahasohet raportimi i saj për luftën në Ukrainë. Po sipas gazetarëve që kanë ruajtuar anonimatin për shkak të frikës së shkarkimit, BBC-ja është e prirur të humanizojë më shumë viktimat izraelite sesa ato palestineze, duke i ikur kontekstit historik të ngjarjeve.

Mijëra palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori. Kur do të jetë numri i mjaftueshëm që qëndrimi ynë editorial të ndryshojë?, citon ndër të tjera Al-Jazeera letrën.

Lexo po ashtu:  Kush është “Hitleri i vogël” që ka bërë Izraelin të flasë me vete?