Në Maj 1968, Franca u paralizua nga protesta shumë të ashpra. Tensionet kishin filluar në vitin 1967, kur studentët në kampusin e Nanterre në Universitetin e Parisit u rebeluan kundër kufizimeve të vendosura në konvikte, që u ndalonte studentëve meshkuj dhe vajza që të flinin bashkë.

Shumë shpejt trazirat u përhapën, dhe frustrimi i të rinjve ndaj një shoqërie që kishte mbetur sipas tyre në të kaluarën, i shtyu drejt “Botës së Tretë” – një ideologji anti-imperialiste që vinte theksin në solidaritetin me jugun global dhe vendet në zhvillim, gjë që reflektohet në ikonografinë maoiste dhe vietnameze, që shihet edhe në këtë fotografi. Aty ku spikat edhe flamuri i Shqipërisë me yllin mbi shqiponjën dykrerëshe.

Kur punëtorët lanë veglat e punës në shenjë solidariteti, presidenti Charles de Gaulle u largua në fshehtësi nga Franca. Pas disa javësh luftime, trazirat u qetësuan – por autoriteti i de Gaulle nuk u rimëkëmb më kurrë.

Lexo po ashtu:  Kanalet e zbrazëta të Venecias zbulojnë fakte të reja për të ardhmen e qytetit