Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Ajo ka shtuar se ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, i bashkon flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor.

“Flamuri ynë kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë.

Kjo ditë është dedikim për heronjtë tanë që prej Gjergj Kastriotit, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e deri te Adem Jashari, vepra e të cilëve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Ajo tutje ka shtuar se Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë.

“Republikës së Shqipërisë ia përcjell urimet më të ngrohta të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës në këtë 111 vjetor. Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë, duke thelluar më tej lidhjet ndërshtetërore, sikurse edhe ato ndërmjet motrave e vëllezërve! Gëzuar të gjithëve”, është shprehur presidentja. 

Lexo po ashtu:  Elvis Hoxha: -Po na marrin si debilë, si budallë e si qorra