Nëse ka një gjë që shkrimtarët dinë ta bëjnë mirë – përveçse të shkruajnë – është të kritikojnë njëri-tjetrin.

Pjesa më e madhe e shkrimtarëve të njohur kanë gjetur gjithmonë rastin për të fyer kolegët…

GUSTAVE FLAUBERT PËR HONORÉ DE BALZAC
“Çfarë njeriu do të kishte qenë nëse do të dinte si të shkruante!”

VLADIMIR NABOKOV PËR FYODOR DOSTOEVSKY
“E kam të vështirë ta admiroj Dostojevskin, të cilit pa dyshim i mungon shija”.

MARK TWAIN PËR JAMES FENIMORE COOPER
“Ka shumë njerëz të guximshëm në botë që pretendojnë se Cooper mund të shkruajë, por kanë vdekur të gjithë tashmë”.

JOHN IRVING PËR TOM WOLFE
“Të duket sikur po lexon një gazetë të rëndomtë”.

NOEL COWARD PËR OSCAR WILDE
“Po lexoj disa shkrime të Oscar Wilde. Çfarë lodhjeje dhe mërzie!”

GORE VIDAL PËR TRUMAN CAPOTE
“E urrej, ashtu siç mund të urrehet një kafshë e pistë që të është futur në shtëpi”.

VIRGINIA WOOLF PËR JAMES JOYCE
“Sapo mbarova “Uliksin”, është… inferior”.

Lexo po ashtu:  Horoskopi javor 15-21 mars - Nëse javën e kaluar ka pasur shqetësime në dashuri nuk është rasti të këmbëngulni. Lajme të mira në punë

H.G. WELLS PËR GEORGE BERNARD SHAW
“Një fëmijë idiot që bërtet në spital”.

LORD BYRON PËR JOHN KEATS
“Jo më Keats! Është i padurueshëm niveli i idiotizmit”.

STEPHEN KING ON JAMES PATTERSON
“Një shkrimtar i tmerrshëm, fatkeqësisht i suksesshëm”.

EVELYN WAUGH PËR MARCEL PROUST
“Po lexoj Prustin për herë të parë, Shumë i dobët. Me siguri duhet të ketë pasur deficencë mendore”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *