Mediat shtetërore të Kinës referojnë për lëshimin e një sateliti të ri në hapësirë që do të testojë teknologjinë 5G dhe 6G që janë zhvilluar nga China Mobile dhe Akademia e Shkencave e Kinës.

Sipas mediave në fjalë teknologjia 6G mishëron një arkitekturë autonome të shpërndarë që përdor softe kinezë dhe harduere po kinezë që janë të afta të mbështesin rindërtimin në hapësirë të softeve dhe funksioneve bazë të rrjetit si dhe menaxhimin automatik.

Po kështu Kina ka lëshuar China Mobile 1 që është i pari në botë me një sistem operativ uljeje 5G. Të dy satelitët janë pozicionuar në lartësinë 500 km që ofron përparësi në transmetimin e të dhënave krahasuar me satelitët e lartësisë së madhe.

Satelitët supozohen se kanë rëndësi strategjike për Kinën pasi ofrojnë internet me shpejtësi të lartë në mbarë botën, ofrojnë një bazë hapësinore vëzhgimi dhe sistem navigimi. Ata janë kritikë në fushën e mbrojtjes dhe komunikimit , por janë një mundësi e madhe biznesi për kompanitë e telekomunikacionit që duhet të trokasin tanimë në dyert e Kinës.

Lexo po ashtu:  Aplikacionet në iOS dalin jashtë funksioni për fajin e Facebook