Sekretari i Përgjithshëm i Mjekëve pa Kufij, Christopher Lockyear ka bërë një prezantim dramatik në Këshillit e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rreth situatës në Gaza. Sipas tij, ekipi i mjekëve që po punon në Gaza ka dalë së fundmi me një përfundim të ri: fëmijë të plagosur, familje e zhdukur, FPFZ. Ajo që po provokon lufta në Rripin e Gazës ka sjellë një element të ri, tragjik për “të gjallët” e kësaj bote.

Fëmijët që i mbijetojnë kësaj lufte jo vetëm që do të mbajën plagët e dukshme të lëndimeve traumatike, por edhe ato të padukshmet. Ka zhvendosje të vazhdueshme, frikë të vazhdueshme dhe dëshmi okulare sesi pjesëtarë të familjes copëtohen literalisht përpara syve të tyre. Këto plagë psikologjike kanë çuar fëmijë as pesë vjeç të na thonë se ata preferojnë të vdesin, ka thënë ai.

Ai ka akuzuar SHBA-të për veton e vënë ndaj rezolutave të propozuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke nënvizuar se armëpushimi duhet të jetë i menjëhershëm.

Lexo po ashtu:  Haliti thotë se një delegacion i LDK-së i kishte kërkuar Clintonit të mos e njohë UÇK-në, Haxhiu tregon emrat dhe mbiemrat e tyre