I Dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vijuar turin e vet në Kosovë, duke konfirmuar edhe njehrë se ai është një diplomat që ka prioritete të tjera nga tagri i detyrës së vet. Zoti Escobar ka bërë çmos të përsërisë vetëm kushtet për qeverinë e Kosovës, ndonëse është kapur në befasi gjatë vizitës së tij nga vendimi i Prishtinës për kthimin e pronave Manastirit të Deçanit. Duke minimizuar këtë akt, Escobar ka rendur në Manastir prej nga ku ka dhënë një deklaratë përmes së cilës ka shprehur shqetësimin e vet të madh për ndalimin e dinarit në Kosovë, për të vijuar mandej me shpikjen e kushteve të reja për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Europës.

Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni, ka thënë ai në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Lidhur me këtë çështje, zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se kthimi i pronave Manastirit të Deçanti ka qenë i vetmi kusht që i ka ngelur Kosovës që nga janari për anëtarësimin në KiE. Sipas tij, as në kabinetin qeveritar nuk ka pasur konsensus për këtë vendim.

Lexo po ashtu:  Plani për panik publik dështoi: Kryeministri Kurti e sqaroi fort mirë se as nuk do të shkojë me forca të armatosura në veri të vendit, e as nuk do të vërë në diskutim partneritetin me NATO-n.

Pra këtu kemi dy variante mbi kushtëzimet ndaj Kosovës, që na bën të kuptojmë se në të vërtetë diplomacia perëndimore, e shprehur në emrat Escobar, Lajçak dhe Borrell, i ka hapur luftë qeverisë në Prishtinë. Escobar ka arritur deri aty sa për të bërë të qartë kundërshtitë e tij ndaj Prishtinës të thotë se SHBA nuk do lobojë që Kosova të anëtarësohet në Këshill.

Mendoj se jemi duke i vlerësuar të gjitha opsionet. Neve ende na duhet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe]. Ai është kyç, citohet ai.

Dallimi në cilësimin e kushteve mes qeverisë së Kosovës dhe të Dërguarit Special, nuk është më aspak problem komunikimi, por vullneti. Zoti Escobar, Lajçak dhe Borrell, në të vërtetë duket se kanë si qëllim thyerjen e Kurtit dhe çuarjen përpara të një axhende që e sheh të ashtuquajturën zgjidhje të ngërçit duke imponuar variante që nuk shkojnë në interes të Kosovës, por me gjasë të karrierave të tyre. Aktualisht si BE, ashtu edhe SHBA janë në prag zgjedhjesh dhe çdo sukses diplomatik do të hynte në ekuacion, pa injoruar faktin se ndryshimi eventual I administrative do të sillte të papritura.

Lexo po ashtu:  Qeveria Kurti hap një universitet të ri publik

Ajo që shohim sot është identike me mënyrën sesi emisarët perëndimorë mbrojtën Aleksandër Vuçiç pas takimit të Ohrit dhe sesi vazhdojnë të mbrojnë Serbinë për Banjskën. Radoiçiç, autori i vetëshpallur i ngjarjeve të 24 shtatorit, është në kërkim ndërkombëtar, por ai qëndron dhe jeton në Serbi, ku edhe siç raportohet së fundmi financohet nga qeveria serbe.

Nga ana tjetër, kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës me Asocacionin, është tërësisht arbitrar dhe nuk vjen në përputhje me asnjë kërkesë që t’i përgjigjet realitetit. Hyrja e Kosovës në KiE është në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, finalizimi i të cilit lidhet me plotësimin e disa standardeve, që derivojnë nga paradigma e një vendi demokratik. Hyrja në Këshill është një akt politik që nuk ka sesi të kushtëzohet me një aspekt të shtetformimit të Kosovës që është Asocacioni, vetë ky I propozuar nën modelet e brendshme të BE-së. Në kushtet kur Kosovës i kërkohet të plotësojë disa të drejta, është e udhës që vendi të pranohet në KiE, për të vijuar mandej me ecjen përpara me standardet dhe detyrimet. Që vlejnë edhe për Serbinë. Zoti Escobar duhet ta dijë se vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit është formalisht zbatim i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016, pra pa qenë në KiE, ka një akt juridik detyrues që ka të bëjë me të drejtat bazë.

Lexo po ashtu:  Stoltenberg: Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord të nisin bisedimet teknike

Asocacioni nuk ka sesi të jetë i tillë sepse është çështje e organizimit të brendshëm administrativ dhe hyn te standardet. Kështu që megjithë mirëkuptimin që duhet patur për hallin e madh të amerikanëve në Ukrainë, nuk ka sesi që çdo qurravitje e tyre nëpër Europë të kalojë me faturë për shqiptarët, apo për më të dobëtit. Sepse kështu sigurohet paqja. E meqë jemi këtu, pra te paqja. Para pak ditësh, shërbimet amerikane – që mbahen për parashikuese të mëdhaja të së vërtetës – vinin në dukje se në Ballkanin Perëndimor ka rrezik konfliktesh. Me siguri që kanë harruar të shtojnë se paqja në Ballkan rrezikohet kryesisht nga pavendosmëria e Perëndimit dhe sidomos SHBA, njësoj si në Irak, Afganistan, Liban, Gaza e me radhë. Është një e vërtetë që ndihet globalisht, edhe në Ballkan, pavarësisht sesa bukur flet dhe vishet Escobari i radhës.