Pastrimi i objekteve të caktuara në shtëpi nuk është gjithmonë aq i lehtë sa mund të mendohet, sidomos kur bëhet fjalë për objekte apo pajisje me përmasa të mëdha siç është për shembull dyshekun. Për një gjumë të mirë, duhet të zgjidhni me patjetër një dyshek të mirë dhe komod, por jo më pak i rëndësishëm është pastrimi i tij. Ndryshe nga shtroja si çarçafët, jastëkët dhe këllëfët e tyre, jorgani dhe batanijet të cilat lahen menjëherë, dysheku nuk pastrohet aq lehtësisht.

Shpeshherë dysheku është një vatër mikrobesh e bakteresh që ushqehen nga pluhurat e papastëritë të akumuluara në të. Gjithashtu në dyshek depërtojnë likuide të ndryshme trupore si djersa, sekrecionet vaginale dhe të spermës etj.

Produkti i cili pastron deri në thëllësi dyshekun dhe eleminon të gjitha toksinat është soda e bukës. Pastroni fillimisht dyshekun nga papastërtitë e sipërfaqes si flokët, qimet pubike ose ndonjë thërrime nga ushqimi që mund të keni ngrënë gjatë natës.

Për këtë ju duhet një furçë ose fshesa me korent. Më pas merrni një gotë uji me sodë buke dhe hidheni mbi një sitë ose kullesë çaji. Spërkasni gjithë sipërfaqen e dyshekut dhe lëreni të veprojë për gati një orë. Kur të kthehni në dhomë, do të shihni sesi soda e bukës nga e bardhë është kthyer në gri, pasi ka mbledhur të gjitha mikrobet. Fshijeni sërish sipërfaqen e dyshekut me fshesë korendi dhe më pas spërkateni me disa pika vaji esencial për t’i kthyer freskinë dhe aromën e këndshme. Ky truk pastrimi duhet përsëritur të paktën një herë në muaj. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  A e dini pse gjeli këndon çdo mëngjes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *