Këto gjeagjëza janë krijuar për fëmijë , por të rriturit duket sikur nuk arrijnë dot t’i zgjidhin.
I gjeni dot përgjigjet e sakta? Përgjigjet i keni në fund.
1. Jam e lehtë si pendë, por as njeriu më i fuqishëm nuk mund të më mbajë më gjatë se 5 minuta.
2. Zotëri Ramadani ka dy fëmijë. Nëse më i madhi është djalë, sa janë gjasat që edhe fëmiu tjetër të jetë djalë?
3. Nëna e Stejsit ka pasur katër fëmijë. I parë është quajtur Prill, i dyti Maj, i treti Qershor. Si quhet fëmiu i katërt?
4. Çfarë zmadhohet, por asnjëherë nuk zvogëlohet?
5. E hidhni pjesën e jashtme, dhe e pregaditni brendinë. Pastaj e hani pjesën e jashtme dhe e hidhni brendinë. Çfarë keni ngrënë?
6. Çfarë udhëton nëpër botë, por mbetet në një vend?
7. Jam e lartë kur jam e re dhe e shkurtër kur jam e vjetër. Kush jam unë?
8. Një vozitës autobusi ka kaluar shenjën Stop pa u ndalur, ka kthyer majtas aty ku ka qenë e ndaluar kthesa majtas dhe ka kaluar në kahjen e gabuar në një rrugë njëkahëshe. Ai nuk ka thyer asnjë rregull. Pse?
9. Çfarë u përket juve, por të tjerët e përdorin më tepër se ju?
Nese nuk i keni gjetur, përgjigjet mund ti shihni më poshtë.
Përgjigje:
1. Fryma
2. 50%
3. Stejsi
4. Mosha
5. Misri
6. Pulla postale
7. Qiriu
8. Ai ka ecur
9. Numri i telefonit.