Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Pesë objekte të strukturave paralele serbe në komunat në veri janë mbyllur me të drejtë të premten, pas një aksioni të Policisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Franca, Britania e Madhe e shtete të tjera janë shprehur të shqetësuara e zhgënjyera nga ky aksion që e mbështetë tërë populli i Kosovës

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se është “i zhgënjyer nga mungesa e vazhdueshme e koordinimit”. Në reagimin e BE-së thuhet se operacioni i Policisë “i zhvilluar me udhëzime të Qeverisë së Kosovës rrezikon situatën e brishtë të sigurisë në terren”.

Në reagimin e tij thuhet se operacioni i Policisë mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

“EULEX-i menjëherë është vendosur atje për të monitoruar zhvillimin e këtij operacioni, i cili nuk ishte i koordinuar me BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e BE-së.

Lexo po ashtu:  Analizë/ Rama në Londër, satirik apo cinik? Sulmon Britaninë, por harron Shqipërinë që po zbrazet!

BE-ja ka theksuar se Kosova “është zotuar për depërshkallëzim”.

“BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që të shmangë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e njerëzve në terren. Fatkeqësisht thirrjet tona janë shpërfillur nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Bashkimi Evropian.

BE-ja ka thënë se pret që çështjet e hapura Kosova dhe Serbia t’i adresojnë në dialog.

“Zyrat e mbështetura nga Serbia janë paraparë të adresohen dhe zgjidhen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagim.