Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, nënshkroi një ligj për të ndaluar fëmijët nën 14 vjeç të krijojnë një profil në platformat sociale në internet, madje duke fshirë edhe ato ekzistuese.

Ligji, i nxitur nga republikanët në pushtet për të luftuar “varësinë” ndaj mediave sociale, u modifikua pjesërisht nga Senati i shtetit për të lejuar përdorimin nga të miturit midis moshës 14 dhe 16 vjeç, por vetëm me pëlqimin e qartë të prindërve të tyre.

Ligji ka të bëjë veçanërisht me platformat që monitorojnë aktivitetin e përdoruesve për qëllime reklamimi ose për të ndikuar në algoritmin e përmbajtjeve të dukshme në to, si dhe ato që lejojnë ngarkimin e përmbajtjeve ose shikimin e atyre të publikuara nga përdorues të tjerë.

Megjithatë, platformat e përdorura për emaile, mesazhe, transmetim të përmbajtjes multimediale, lajme të shtypit dhe sporte, si dhe argëtim, blerje në internet dhe lojëra video nuk janë të përjashtuara.

Lexo po ashtu:  Mësoni cili është ushqimi më i mirë për të humbur peshë