Evropa ka hyrë në një “epokë të paraluftës” në të cilën çdo skenar është i mundur dhe kërcënimi i luftës nuk është diçka e së shkuarës. Kryeministri polak, Donald Tusk, thotë se me situatën në lindje të Europës “çdo skenar është i mundur“.
“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një gjë e së kaluarës. Është e vërtetë dhe në fakt ka filluar më shumë se dy vjet më parë”, tha Tusk.
E kuptoj që do të tingëllojë shkatërruese, veçanërisht për brezin e ri, por ne duhet të përgatitemi mendërisht për ardhjen e një epoke të re. Jemi në epokën e paraluftës. Nuk po e ekzagjeroj.
Kryeministri polak thotë se Perëndimi duhet të bëjë gjithçka që mundet për të pajisur Kievin me pajisje dhe municione, sepse bota tani është në momentin më kritik që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
“Dy vitet e ardhshme do të vendosin gjithçka”, tha Tusk, duke shtuar se nëse blloku nuk siguron armë të mjaftueshme për Ukrainën dhe ajo mposhtet, “askush në Evropë nuk do të mund të ndihet i sigurt”.
Ndërsa nxiti kultivimin e “lidhjeve transatlantike” pavarësisht se kush është presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Tusk argumentoi se BE-ja duhet të jetë më e pavarur nga NATO-ja dhe e vetë-mjaftueshme përsa i përket mbrojtjes.
“Ne do të jemi një partner më tërheqës për Shtetet e Bashkuara nëse jemi më të vetëmjaftueshëm në mbrojtje,” tha ai.