Për ke në dritë ju qita,
o djelm!
Për ke ju rrita,
o bij`?
Pse u gëzova unë në jetë?
— Nanën po e leni sot
kur kryet
me mburrje për ju e ngrita;
kur futën e zezë e hoqa;
kur zjarmin në votër
pa frigë e ndezim në mbramje —
kur sofrën ma thatë s`e shtrojmë!
Në dheun e huaj shkoni?
Atje —
ku vesh s`ju marrin:
ku vllau të vllanë
me bisht të synit shikon
e punën e vet soll kqyrë!
Atje —
ku bima ndër ara
thahet nën hanë;
ku grizhlat sqep-mprehta
frytet e vjeshtës s`parit shkretojnë!

Atje —
ku dheu i zi
randë do t`ju peshojë mbi rreshtna
pa etnit tuej për bri!
Unë be po u qes,
bre djelm —
në trollin
që shkelët si fëmi,
në eshtnat e të parëve,
në gjakun e derdhun për liri,
në fatlumninë tuej e të nipave,
në tamblin e gjive të mi` —
m`i terni lotët që t`harroj çdo dhimbë:
mos me u nda
prej prehnit tim
as vllau me vlla! /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress /

Lexo po ashtu:  Elon Musk lëshon në hapësirë raketën me ngarkesën misterioze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *