Zëvendëskryeministri serb, Aleksander Vulin, ka deklaruar se Serbia nuk do të lejojë kurrë që marrëdhëniet vëllazërore me Rusinë të përkeqësohen. Në një takim me presidentin rus Vladimir Putin në Vladivostok, Vulin, një njeri i njohur për dashuriqkat e tij me Moskën, ndër të tjera ka thënë se:

Të jini i sigurtë se populli serb, i udhëhequr nga presidenti Vuçiç, nuk do të lejojë kurrë që marrëdhëniet tona vëllazërore, marrëdhënie të partneritetit strategjik, të përkeqësohen

Vulin cilësohet si një zyrtar që në detyrën e zv.kryeministrit mbikëqyr marrëdhëniet me Rusinë dhe këto kohë ka vizituar shpesh Moskën ku është takuar me përfaqësues të zbulit rus, shërbimit të brendshëm të sigurisë, FSB, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes.  

Lexo po ashtu:  The Economist: Pastrimi i parave lulëzon në Ballkan, si po i rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë