Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Profesorë të Fakultetit të Biologjisë në Beograd i janë bashkuar protestës së banorëve të Jadarit kundër minierës së litiumit që sipas tyre ka ndikim negativ në lumenjtë Drina dhe Jadar. Por presidenti aleksander Vuçiç i ka cilësuar profesorët si gënjeshtarë, pasi ata kanë vënë në dukje se deklarimet e qeverisë janë të njëanshme, inkorrekte, të pabazuara, kontradiktore.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Fakulteti është distancuar po ashtu nga disa të dhëna në draftin e studimit të fizibilitetit, duke mbajtur për përgjegjës “Rio Sava Exploration” dhe firmën konsultative “The Biodiversity Consultancy”. Procesi akualisht ka gjeneruar debatin më të madh të ditës në Serbi, në krye të të cilit qëndron Presidenti Vuçiç, që ka premtuar se do të dialogojë me të gjithë.

Lexo po ashtu:  Ekipi "Musk": Reformë sorosiane në gjyqësorin shqiptar. Sali Berisha, viktimë