Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, këtë të martë kanë shkuar në veri.

Në këtë vizitë, ai raportohet se është i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Mësohet se është shtuar prania e patrullave policore në veri të Republikës për shkak të vizitës së udhëheqësve të lartë shtetërorë.

Në vendin e gurthemelit është vënë edhe pllakata që tregon se aty po bëhet ndërtimi i objektit të agjencionit për regjistrim civil dhe nënstacionit të Policisë.

Lexo po ashtu:  Stoltenberg: NATO do të shtojë forca ushtarake në Evropën Lindore