Trasnformimi i Forcës së Sigurisë në ushtri është në fazën e dytë dhe se nga viti 2025 FSK-ja do të bëhet me helikopterë, ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në vitin e gjashtë jemi të planit të gjithëpërfshirës të tranzicionit, apo në fazën e dytë për shkak se plani gjithëpërfshirës i tranzicionit të FSK-së i hartuar edhe në bashkëpunim me ShBA-në, është i ndarë në tri faza. Faza e parë ka qenë prej viti 2019 deri në vitin 2022, ku fokus kryesor faza e parë ka pasur përpilimin e gjithë doktrinës së nevojshme, dokumentacionit të nevojshme për funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, miratimin e programeve trajnuese të FSK-së”.

Si dhe përpilimin e kërkesave për sisteme të armatimit edhe për pajisje të tjera për nevojat e FSK-së. Aktualisht jemi në fazën e dytë të tranzicionit, MB po e mbështet me të gjitha aspektet FSK-në për arritjen e objektivave të fazës së dytë të tranzicionit. Dhe kjo fazë pritet që të kulmoj me validimin e tri regjimenteve të këmbësorisë së FSK-së të cilat më pastaj do të jenë të gatshme për të realizuar detyrën kyçe të tyre që është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, që të jenë të afat për të realizuar operacione luftarake të fokusuara në mbrojtjen, mësymje dhe stabilitete”, ka thënë Maqedonci.

Lexo po ashtu:  Dritan Abazoviq: Ulqinit nuk i nevojitet përmendore e Skënderbeut, nëna dhe babai i tij kanë qenë serbë

Bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, është e paraparë që FSK-ja të ketë edhe flotën e helikopterëve. Kjo flotë do të vendoset në fazën e trete të tranizicionit, që nënkupton nga viti 2025 deri në vitin 2028. Ne do të furnizohemi me helikopterë në mënyrë që të kompletojmë edhe këtë aspekt operacional të FSK-së. Normalisht ne në vazhdimësi me partnerët tanë, në veçanti me ShBA-në, jemi duke gjeneruar opsionet e blerjes së helikopterëve. Këta helikopter do të jenë shumëfunksional që përveç detyrave të mbështetjes me transport për trupat tona, do të kenë gjithashtu edhe mundësi që të realizojnë edhe operacione të evakuimit mjekësor por edhe operacione të tjera për mbështetje ushtarake për autoritet civile”, ka thënë ai.