Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se vitin e ardhshëm do të nënshkruhet një marrëveshje e rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me vendet anëtare të EFTA-s (Norvegji, Zvicër, Lihtenshtajn, Islandë).

Kurti sqaroi se pas katër raundesh negociatash që filluan në qershor 2022, është arritur një marrëveshje e shumëpritur për Tregtinë e Lirë.

Kurti theksoi se kjo marrëveshje do të hapë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë vendase, duke forcuar partneritetin ekonomik me vendet e EFTA-s.

“Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-së, gëzon trajtim të barabartë. Jemi i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n”, theksoi ai.

Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-së, gëzon trajtim të barabartë. Jemi i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n.

Kurti me tutje shtoi: Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë tona vendore dhe do të forcojë partneritetin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Republikës sonë dhe shteteve anëtare të EFTA-s.

Lexo po ashtu:  Shtërpca dhe gazetaria shqipe