Brnabiç thotë se nuk ka kohë për debat mbi litiumin

Titulli(N1) mban datën 30 shtator dhe ka të bëjë me një projektligj për minierat të depozituar nga opozita serbe.

Brnabiç thërret sesionin parlamentar mbi litiumin

Data 1 tetor dhe lajmi lidhet me vendimin e kryetares së Parlamentit të Serbisë për të “diskutuar draftligjin e opozitës për ndalimin e nxjerrjes së litumit”.

Brnabiç: Nuk ka nevojë që Vuçiç të marrë pjesë në sesionin parlamentar për litiumin

Data 2 tetor. Lajmi kuptohet se me çfarë ka të bëjë.

Siç mund të shihet sjellja e zonjës në fjalë, që ka qenë kryeministre e Serbisë shkon vetëm në drejtim të mbrojtjes së një qëndrimi të shumicës serbe dhe presidentit Vuçiç. Shmangia e tij nga debati me opozitën, me procedurë, ilustron një lloj atrofizimi të diskutimit publik për gjëra të rëndësishme në Serbi.

Zonja këtu shfaqet si zëdhënëse e qeverisë dhe Presidentit duke “harruar” rolin e menaxhimit të një trupe të zgjedhurish.

Pse ka rëndësi të vëmë në dukje këtë gjë për një vend jashtë nesh? Sepse kjo sjellje dhe kjo mënyrë e ushtrimit të pushtetit institucional në vulën e një arbitrariteti që kap kufijtë e ligjit por neglizhon domosdoshmërinë e ekuilibrimit, po shndërrohet në kulturë. Zonjën në fjalë ne e gjejmë të shembullizuar në Shqipëri tek Elisa Spiropali, që e sheh karrigen ku është ulur thjesht si një detyrim personal ndaj Edi Ramës.

Lexo po ashtu:  Gërvalla: Ambasadave dhe konsullatave po ua kthejmë rolin e tyre të vërtetë, atë të shtëpisë së madhe dhe derës së hapur për të gjithë mërgimtarët tanë

Kështu Lindita Nikolla, Emronela Felaj e para tyre Jozefina Topalli.

Mund të kuptohet rreshtimi dhe solidariteti me atë që të ka zgjedhur për shumë çështje, por për çështje si kjo e litiumit që preken breza, qasja meriton të jetë pak më e përgjegjshme. Si mund ta kërkosh një gjë të tillë nga individë pa integritet publik e me gjasë edhe personal?

Që nga kjo pyetje shkojmë vetiu te cilësia e zgjedhjeve që bëjmë, e përzgjedhjeve dhe mënyrës sesi i marrim vendimeve. Mirë apo keq, herët apo vonë asnjë prej nesh nuk shpëton pa u prekur nga papërgjëshmëria e atyre që vendosin. Jo më kot, ndër të rrallët parlamente në botë ku kryetari – Speaker – ka me të vërtetë rol ndërmjetësimi dhe mban anën e interesit publik, është Britania e Madhe me forcën fatlume të traditës. Pasi edhe në SHBA, Pelosi apo ata që e pasuan, janë shtoja të një politike të verbër që luan vetëm me forcë kartoni.

s.zaimi