Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Përzgjedhësi i kombëtares së shqiptarëve, Sylvinho, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit tetor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Shqipëria jonë ndeshjen e parë do ta luajë më 11 tetor ndaj Republikës Çeke në udhëtim me ndeshjen që do të zhvillohet në Pragë.

Pas ndeshjes me Çekinë, të besuarit e Sylvinhos do të kenë punë me Gjeorgjinë po ashtu në udhëtim, sfidë kjo që do të zhvillohet në Tbilisi.

Për dallim nga grumbullimi i kaluar, Sylvinho tashmë e ka ftuar sulmuesin Mirlind Daku, teksa risi kësaj radhe është ftesa e mesfushorit Adrion Pajaziti.

Lista e plotë e futbollistëve të ftuar:

PORTIERË: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri

MBROJTËS: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla.

MESFUSHORË: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi.

SULMUES: Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Mirlind Daku, Myrto Uzuni, Jasir Asani.

Lexo po ashtu:  Cavani rikthehet në Serie A, por jo te Napoli