Më 22 tetor të vitit 1946 ndodhi incidenti i Kanalit të Korfuzit. Incidenti pati një jehonë të paprecedentë për nga rrjedhojat e mundshme politike në marrëdhënien mes Shqipërisë e Britanisë së Madhe. Lidhur me këtë episod historik, palët e përfshira mbajtën qëndrime diametralisht të kundërta.
2 luftanije britanike pasi ndeshën në mina, u dëmtuan rëndë, teksa kishin depërtuar në ujërat territoriale shqiptare, rreth 1200 metra larg brigjeve të Sarandës. Për pasojë gjetën vdekjen 45 oficerë të Marinës Britanike ndërsa 42 të tjerë pësuan dëmtime të rënda.
Britania e Madhe e çoi çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ky organ ia delegoi Gjykatës së Hagës dhe secila pas një procesi 2-vjeçar vendosi të shpallë Shqipërinë fajtore për minimin e kanalit lundrues ndërkombëtar.
Ky verdikt nuk u pranua nga Shqipëria dhe si kundërpërgjigje, Britania e Madhe konfiskoi arin e Rezervës Shtetërore. Për një periudhë 40-vjeçare, marrëdhëniet diplomatike bilaterale u pezulluan. Pas rënies së regjimit komunist, qeveria shqiptare u prapësua nga qëndrimi i mëhershëm duke pranuar verdiktin e Hagës./atsh/