Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve me rastin e 80-të vjetorit të çlirimit të Shqipërisë do të shfaq katër filma historik shqiptar, shkruan KultPlus.
Përmes një njoftimi Ambasada e Shqipërisë ka ftuar të gjithë adhuruesit e filmave historik shqiptar për të ndjekur filmat: “Përrallë nga e kaluara”, “Gjeneral Gramafoni”, “Lulëkuqet mbi mure” dhe “Radiostacioni”, në kinemanë ABC.
Orari i shfaqjes së filmave do të jetë si në vijim:
30 tetor 2024
18:00-19:30 Shfaqja e filmit “Përrallë nga e kaluara”
20:00-21:30 Shfaqja e filmit “Gjeneral Gramafoni”
31 tetor 2024
18:00-19:00 Shfaqja e filmit “Lulëkuqet mbi mure”
20:00-21:50 Shfaqja e filmit“Radiostacioni”.