Një valë skandali po trondit Kosovën, ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zbuluar të dhëna shokuese për përfshirjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në falsifikime të dokumenteve, duke shënuar kështu një goditje të rëndë ndaj vet sistemit të drejtësisë dhe besueshmërisë së tij. “Prokuroria Speciale po vepron si një armë e korrupsionit institucional,” deklaron ajo, duke argumentuar dhe përmendur falsifikimet e qëllimshme të dokumenteve që jo vetëm që grabisin të drejtat e qytetarëve, por që, sipas ministres, siq duket, edhe kanë lidhje me elementë të fshehtë edhe nga Beogradi, shkruan e pavarura MekuliPress.

Rasti me pronën në lagjen “Veternik” të Prishtinës ka ekspozuar një shkelje të paprecedentë të drejtësisë, ku një dokument fals nga Serbia është përdorur si pretekst për të mbyllur një hetim. Sipas ministres, ky rast nuk është veçse “shembulli i fundit se si ka funksionuar dhe ende funksionon drejtësia në Republikën e Kosovës, në dëm të qytetarëve të saj”, citon e pavarura MekuliPress.com fjalitë tronditëse të z, Haxhiu.

Lexo po ashtu:  Qeveria Hoti mund të bie, kjo është arsyeja

Ministrja Haxhiu thekson dhe argumenton se kapja e drejtësisë nga interesa të errëta dhe të korruptuara po ndihmon oligarkinë, duke u bërë një pengesë për reformat që do të siguronin drejtësi të pastër dhe të pandikuar politikisht. “Për vite të tëra kemi parë qindra lëndë të injoruara nga Prokuroria Speciale, por kur vjen puna për të ndjekur ministra dhe zyrtarë që nuk përkasin me qarqet e pushtetshme, atëherë veprimi është i menjëhershëm,” vë në dukje ajo, duke denoncuar mungesën e qartë të drejtësisë dhe trajtimin e diferencuar të rasteve.

Në një tjetër deklaratë tronditëse, ajo sjell fakte dhe përmend familjen e dëmtuar të rastit në Veternik, të cilët kanë zbuluar se disa prej personave të përfshirë në shkelje kanë lidhje të drejtpërdrejta me zyrtarë të lartë të Prokurorisë Speciale. Ky fakt alarmues, i lidhur me heshtjen e institucioneve serbe për dokumentet e pretenduara si të dërguara nga Serbia, hedh dyshime të mëdha për përfshirjen direkte të strukturave të drejtësisë kosovare në një rrjet të organizuar krimi dhe manipulimi.

Lexo po ashtu:  Edhe Haradinaj paraqitet në publik: Pezulloje vendimin për targat!

Ministrja Haxhiu ka dhënë alarmin: “Drejtësia ka kuptim veç kur e mbron të dobëtin nga i forti e i pushtetshmi. Kur i pushtetshmi lidhet me krimin, atëherë krimi bëhet i organizuar dhe institucional. Aty bie edhe drejtësia, demokracia e republika. Dhe kjo nuk duhet të tolerohet.”

Ky është një moment kritik për të ardhmen e drejtësisë në Kosovë, ku përplasja midis reformatorëve dhe forcave që mbrojnë status quo-në e korruptuar, po bëhet gjithnjë e më e thellë dhe më e hapur. Ndërsa ministrja Haxhiu i bën thirrje organeve të drejtësisë për hetim urgjent, ky rast mbetet një provë e qartë se Republika e Kosovës ka nevojë për vetting të plotë, si e vetmja rrugëdalje për një të ardhme pa korrupsion në institucionet e drejtësisë, shkruan MekuliPress.