Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Shqipëri.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kurti para mediave ka thënë se do të takohet me të gjithë krerët e institucioneve në Tiranë.

“Do të ketë takime me krerët e të gjitha institucioneve në Tiranë. Do të ketë diskutime, përfshirë edhe Ballkanin perëndimor. Ne do të shprehim qëndrimet tona dhe do të flasim pas takimit’’, tha Kurti para mediave.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte kritikuar më herë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për nismën e mini shengenit ballkanik.

Kurti kishte pohuar se Shqipëria është dashtë të pres formimin e Qeverisë së Kosovës për të biseduar për mini shengenin ballkanik.

Lexo po ashtu:  Nacionalisti serb Aleksandër Arsenijeviq ishte afër terroristëve serbë me maska kur ishte sulmuar KFOR-i

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *