Kompania gjermane e prodhimit të makinave, “Audi” ka vendosur mbylljen e impiantit të vet të prodhimit në Bruksel. Në këtë impiant ndërtohen modelet “Q8” dhe “Sportback” dhe në vijim të punës, kompania njofton se do të zhvendosë prodhimet përkatëse dhe modeve pasuese në Meksikë.

Lajmi nuk është fare i papritur. Në muajin shtator, kreu i operacioneve, Gerd Walker deklaroi se kompania ishte në kërkim të investitorëve për impiantin e Brukselit, përpjekje që ka dështuar, ndonëse pati 26 palë të interesuara. Mbyllja e impianti vë në pikëpyetje rreth 3000 vende pune.

Lexo po ashtu:  DHUNOJ SEKSUALISHT MBESËN! Monstra nga Gjakova e dhunoi për tre ditë rresht mbesën e sëmurë mendore